sport

Tension në Portugali/ Çështja Ronaldos përplas mikun e CR7 me trajnerin: Ai i tha kaq shumë gënjeshtra dhe në fund u ndje i tradhtuar

Portugalia vijon me ritëm perfekt në Ligën e Kombeve, por fitorja e tretë radhazi nuk ka mundur të zbehë debatin rreth Cristiano Ronaldos.

Kombëtarja portugeze kryeson Grupin 4 me pikë të plota, por situata rreth kapitenit vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes pas largimit të tij nga grumbullimi i ekipit.

Të lidhura

None found

Ronaldo ishte lënë në stol në ndeshjen ndaj Norvegjisë dhe, pasi mësoi se nuk do të aktivizohej as në sfidën ndaj Danimarkës, u largua nga kampi stërvitor i përfaqësueses.

Trajneri Jorge Jesus, megjithatë, nuk duket i gatshëm të ndryshojë qëndrim. Pas fitores ndaj Danimarkës, ai u shpreh se situata nuk ka ndikuar në bindjet e tij dhe se vazhdon t’u besojë vendimeve të marra.

“A më bën të ndihem në siklet çështja e Ronaldos? Ajo që më bën të ndihem në siklet është mosdija se si t’i vendos lojtarët e mi”, deklaroi Jesus.

Më tej, trajneri shtoi: “Mendoj se e kam ekipin në dorë dhe do të doja që i gjithë vendi të ishte pas meje”.

Në debatin për situatën është përfshirë edhe gazetari spanjoll Edu Aguirre, mik i hershëm i Cristiano Ronaldos.

Sipas raportimeve të publikuara nga mediat italiane, Aguirre ka pretenduar se mes Ronaldos dhe trajnerit ka pasur një përplasje pas vendimit për aktivizimin e sulmuesit.

“Ai i kërkoi falje privatisht dhe e siguroi se do ta bënte këtë publikisht. Pastaj, megjithatë, u shfaq në sallën e shtypit dhe bëri pikërisht të kundërtën, duke thënë një mori gënjeshtrash. Në atë pikë, Cristiano shpërtheu, sepse u ndje i tradhtuar”, raportohet të ketë thënë Aguirre.

Ndërkohë, edhe Renato Veiga, i cili është pjesë e përfaqësueses portugeze, pranoi se është shumë i afërt me Ronaldon, por nuk dha detaje për situatën.

“Jam shumë i afërt me Cristiano Ronaldon dhe ai e di që kam shumë dashuri për të. Por më është urdhëruar të mos flas për këtë. Nuk mund të flas për këtë”, deklaroi Veiga.

Portugalia vijon rrugëtimin në Ligën e Kombeve me rezultate perfekte, por vëmendja rreth përfaqësueses mbetet e përqendruar te e ardhmja e Ronaldos dhe marrëdhënia e tij me trajnerin Jorge Jesus.

të fundit

Video: drunk son approaches enraged bull in arena, mother rushes in to save him

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

3 hours ago

Smart glasses and micro cameras in South Korea’s national exam, 111 candidates suspected of violations

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

3 hours ago

VIDEO/ Djali i dehur i afrohet demit të tërbuar në arenë, nëna futet me vrap për ta shpëtuar

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

3 hours ago

Syze inteligjente dhe mikrokamera në provimin kombëtar të Koresë së Jugut, 111 kandidatë dyshohen për shkelje

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

4 hours ago

Propozimi i ri i Wenger për pozitën jashtë loje fokusohet te pjesa e sipërme e trupit

Arsene Wenger nuk ka hequr dorë nga ideja për ta ndryshuar rregullin e pozitës jashtë loje. Pasi propozimi i tij…

4 hours ago

Storms and snow” / weather forecast for the weekend and next week, here’s what meteorologists warn

Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive, ku bëri parashikimin e motit…

4 hours ago