Categories: sport

Sondazhi në Portugali jep verdiktin për të ardhmen e Ronaldos me kombëtaren

Gazeta sportive portugeze “A Bola” zhvilloi një sondazh për të ardhmen e Cristiano Ronaldos me ekipin kombëtar, pas deklaratës së gjatë që kapiteni publikoi të martën lidhur me skandalin që ka përfshirë përfaqësuesen e Portugalisë.

Të lidhura

None found

Rezultati i votimit, ku morën pjesë më shumë se 25,000 persona, ishte i pafavorshëm për yllin portugez. Mbi 70 për qind e pjesëmarrësve mendojnë se Ronaldo nuk duhet të rikthehet më në ekipin kombëtar.

Sipas lexuesve, largimi i tij nga grumbullimi gjatë Ligës së Kombeve përbën ndëshkimin e vërtetë dhe e bën të papërshtatshëm rikthimin e tij, pavarësisht statusit si ikonë dhe legjendë e Portugalisë. Ronaldo është rekordmen i kombëtares për paraqitjet, me 234 ndeshje, si dhe për golat, me 136 të tillë.

Ky qëndrim vjen pasi Ronaldo kërkoi falje për largimin pa leje nga kampi i ekipit, por në të njëjtën kohë kritikoi ashpër trajnerin Jorge Jesus. Kapiteni pretendoi se tekniku nuk e kishte mbajtur premtimin në dy raste.

Rasti i parë lidhet me ndeshjen e Portugalisë kundër Norvegjisë në Ligën e Kombeve. Ronaldo deklaroi se Jesus i kishte thënë se do të aktivizohej për 30 minuta. Ai u ngroh gjatë takimit, por në fund nuk u fut në fushë.

Më pas, sipas Ronaldos, të dy kishin rënë dakord që trajneri ta sqaronte publikisht situatën në një konferencë për shtyp. Kapiteni pretendon se Jesus nuk e respektoi marrëveshjen, ndaj ai vendosi të largohej nga grumbullimi para sfidës me Danimarkën.

Ronaldo u kërkoi ndjesë bashkëlojtarëve dhe tifozëve për largimin, ndërsa deklaroi se do të ishte në dispozicion të kombëtares pasi të përfundonte çdo pezullim të mundshëm të vendosur nga Federata Portugeze e Futbollit. Ai nënvizoi gjithashtu se vazhdon të dëshirojë të luajë dhe të fitojë për vendin e tij.

të fundit

Europe heads toward an electoral supercycle / The Guardian: The 2027 elections could shake the foundations of the European Union

Evropa po hyn në një periudhë vendimtare zgjedhore, ku rezultatet e votimeve në disa prej vendeve më të mëdha të…

49 minutes ago

Xavi Espart, talenti i Barcelonës: Kurrë nuk do të luaja për Real Madridin

Talenti i Barcelonës, Xavi Espart, ka bërë të qartë se nuk e sheh veten asnjëherë duke luajtur për rivalin e…

51 minutes ago

Detaje të reja shqetësuese: Musiala kaloi vetëm dy episode neurologjike gjatë 12 javëve të rikuperimit

Jamal Musiala ka përjetuar vetëm dy episode neurologjike gjatë periudhës 12-javore të rikuperimit nga lëndimi muskulor, pavarësisht shqetësimeve në rritje…

51 minutes ago

Nga puna te dashuria/ Horoskopi për sot, 23 Nentor 2026

Dashi Çdo aktivitet i mundshëm do të jetë i mirë për ju. Do të përpiqeni që çdo gjë ta shikoni…

53 minutes ago

Futbollisti i Villarrealit plas akuza ndaj Barcelonës: Na e vodhën ndeshjen, ashtu si në Bernabeu

Villarreali është larguar i revoltuar nga “Spotify Camp Nou”, pas humbjes 3-2 nga Barcelona, duke shprehur pakënaqësi të mëdha ndaj…

1 hour ago

Evropa drejt një supercikli zgjedhor/ The Guardian: Zgjedhjet e vitit 2027 mund të tronditin themelet e Bashkimit Evropian

Evropa po hyn në një periudhë vendimtare zgjedhore, ku rezultatet e votimeve në disa prej vendeve më të mëdha të…

1 hour ago