Categories: sport

Ten Hag: Ronaldo nuk e ka dhënë maksimumin prej shtatë apo tetë vitesh, gjithçka përfundoi te Juventusi

Erik ten Hag ka rikthyer kritikat ndaj Cristiano Ronaldos, duke deklaruar se sulmuesi portugez nuk ka qenë në gjendje të ofrojë nivelin e pritur gjatë shtatë apo tetë viteve të fundit të karrierës së tij.

Holandezi, i cili aktualisht mban detyrën e drejtorit teknik te Twente, ka folur sërish për marrëdhënien e vështirë që pati me pesë herë fituesin e “Topit të Artë” gjatë periudhës së tyre te Manchester Unitedi.

Të lidhura

None found

Gjatë një interviste për emisionin holandez “Goedemorgen Eredivisie”, Ten Hag tha se mosgatishmëria e Ronaldos për të punuar në funksion të skuadrës ishte një nga problemet kryesore.

“Në një ekip të madh, të gjithë duhet ta mbështesin lojtarin më të mirë, por edhe ai duhet të sakrifikojë për ekipin. Ky ishte problemi me Ronaldon. Bashkëlojtarët donin të punonin për të, sepse e konsideronin natyrshëm një idhull”, deklaroi ai.

Sipas Ten Hag, rënia e portugezit kishte nisur shumë kohë përpara rikthimit të tij në Angli. “Në shtatë apo tetë vitet e fundit, ai nuk ka mundur të japë atë që pritej. Që nga Juventusi, gjithçka kishte përfunduar”, u shpreh trajneri.

Cristiano Ronaldo u largua nga Juventusi në vitin 2021 dhe u rikthye te Manchester Unitedi, ku në atë periudhë skuadra drejtohej nga Ole Gunnar Solskjaer. Me klubin italian, ai shënoi 101 gola në 134 ndeshje, ndërsa disa javë para transferimit ishte shpallur golashënuesi më i mirë i përbashkët i Kampionatit Evropian.

Ten Hag, i cili më vonë mori drejtimin e Unitedit pas Solskjaerit, mendon se problemet e Ronaldos kishin filluar pas largimit nga Real Madridi në vitin 2018.

“Real Madridi ka një cilësi të veçantë: klubi e kupton kur duhet të ndahet nga lojtarët që po humbasin nivelin dhe vepron në momentin e duhur”, tha holandezi.

Ish-trajneri i Manchester Unitedit tregoi edhe për takimin që kishte zhvilluar me Ronaldon para nisjes së sezonit. Në atë bisedë, ai i kishte shpjeguar portugezit stilin e lojës që synonte të aplikonte skuadra, pritshmëritë e tij dhe përgjegjësitë që do të kishte secila palë.

“Ai gëzonte një status të veçantë. E takova para fillimit të sezonit dhe i shpjegova mënyrën se si donim të luanim, çfarë prisja prej tij dhe çfarë mund të priste ai nga unë. Por, në fund, duhet të japësh edhe rezultate”, u shpreh Ten Hag.

Holandezi pretendoi se Ronaldo nuk ishte më i gatshëm të përballonte ngarkesën e lartë fizike dhe të punonte në maksimum gjatë seancave stërvitore.

“Ai nuk arrinte më ta shtynte veten deri në pikën e vuajtjes, të jepte gjithçka çdo ditë, të shkonte në kufijtë e tij në stërvitje dhe të ndërtonte formën e nevojshme fizike. Nëse nuk je i përgatitur në Ligën Premier, nuk ke asnjë mundësi”, deklaroi ai.

Marrëdhënia mes Ronaldos dhe Ten Hag u tensionua ndjeshëm gjatë sezonit 2022/23. Intervista e portugezit me Piers Morgan, në të cilën ai kritikoi klubin dhe trajnerin, përfundoi me ndërprerjen e kontratës së tij me Manchester Unitedin në nëntor të vitit 2022.

të fundit

Protesta në ditën e 20-të: Studentët dhe qytetarët marshojnë nga Ministria e Arsimit drejt Kryeministrisë, me thirrje për dorëheqje dhe fishekzjarre

Protesta e studentëve dhe qytetarëve kundër qeverisë ka hyrë në ditën e 20-të, ndërsa pjesëmarrësit kanë vijuar marshimin në rrugët…

5 minutes ago

Protesta kundër femicidit mbahet për të pestën natë radhazi

Me pankartat “Ultimatumi i popullit” dhe “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”, e me fishkëllima dhe lëshim të…

7 minutes ago

Dekorimet e Halloween-it me trupa të varur shkaktojnë ankesa, policia kërkon heqjen e tyre

Trupa të varur në oborr për Halloween, banorët ankohen dhe ndërhyn policia — Klan Kosova [...]Read More...

22 minutes ago

Studentët pranojnë modelin e ri të subvencionimit, por kërkojnë plotësimin e dy kushteve

Studentët kanë dhënë përgjigjen e tyre për modelin e ri të subvencionimit të ushqimit studentor. „Rezistenca Studentore“ e pranon propozimin…

29 minutes ago

Fatal accident in Shkodër: car leaves the road and fatally strikes 67-year-old pedestrian

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Shkodër, ku një 67-vjeçare ka humbur jetën pasi është përplasur…

31 minutes ago

Student protest enters its 20th day as young people march from the Ministry of Education to the Prime Minister’s Office

Protesta e studentëve kundër qeverisë vijon edhe këtë të diel, duke shënuar ditën e 20-të të mobilizimit. Gazetari Ergys Gjençaj…

31 minutes ago