sport

Ten Hag: Man United është një klub i madh dhe tifozë të mrekullueshëm

Para disa ditësh ishte spekuluar që Manchester United ka intervistuar holandezin Erik ten Hag për stolin e trajnerit.

Tani, këto spekulime i ka konfirmuar vetë trajneri i Ajaxit, ndërsa ka refuzuar që të tregojë nëse do të jetë trajneri i ardhshëm i Man United.

Të lidhura

None found

Në një intervistë për “sport1news”, Ten Hag ka folur për të ardhmen e tij, duke lënë çdo gjë të hapur.

“Ka gjithmonë bisedime me njerëz nga klube të tjera. Manchester United është një klub i madh dhe tifozë të mrekullueshëm. Fokusi im i plotë tani është me Ajaxin. Ne veçse kemi filluar të planifikojnë për sezonin e ri por në futboll asgjë nuk është e sigurte. Nuk dua të mohoj asgjë. E di që në futboll çdo gjë mund të ndryshojë dita ditës”, tha Ten Hag.

“Nëse arrij me një pikë kur duhet të vendos për hapin e radhës, shpresojë që njerëzit dhe tifozët e Ajaxit do të më kuptojnë”, shtoi më tej trajneri holandez.

Ndërkaq, Ten Hag foli edhe për spekulimet që po lidhin Gravenberch dhe Mazraoui me Bayern Munichun, ndërsa tregoi që në të ardhmen shpreson që të jetë trajner në Bundesliga.

“Gravenberch te Bayerni? Do të ishte një lëvizje e mrekullueshme për të, sigurisht! Unë nuk mendoj që ne do të ishim një kundërshtarë i lehtë për Bayernin, por jam i sigurt se Gravenberch dhe Mazraoui mund të tregojnë paraqitje të mira në Bundesliga”, tha Ten Hag.

“Bundesliga është një ligë fantastike, shpresoj që të punoj aty në të ardhmen. Koha ime te Bayerni, si trajner i ekipit të dytë, ishte e mrekullueshme”, shtoi më tej Ten Hag.

Erik ten Hag ishte intervistuar nga Manchester United para më shumë se 10 ditësh, ku ishte një takim pozitiv nga të dy palët, dhe holandezi i prinë listës së bashku me Mauricio Pochettinon për tu bërë trajneri i radhës i “Djajve të Kuq”.

të fundit

Thomas Markle Sr. transferohet në një qendër të kujdesit për demencën, ndërsa hetimet ndaj tij vazhdojnë

Thomas Markle Sr., babai i dukeshës së Sussex-it, Meghan Markle, është transferuar në një qendër të specializuar për kujdesin e…

9 minutes ago

Connor Withers merr çmimin “MVP i Javës

Basketbollisti i Golden Eagle Yllit, Connor Ëhiters është shpallur “MVP” i Javës së shtatë në Superligë, ka njoftuar Federata e…

12 minutes ago

Pranë kalimit te Real Madridi, ylli i Interit hyn në bisedime me Barcelonën

Barcelona vazhdon të mbajë kontakte të vazhdueshme me përfaqësuesit e mbrojtësit të Interit, Alessandro Bastoni, në përpjekje për ta transferuar…

12 minutes ago

Grabitja e bankës në Tiranë, autori i maskuar arratiset me monopatinë

Detaje të tjera bëhen me dije nga grabitja e një banke të nivelit të dytë në zonën e Komunës së…

14 minutes ago

Pas “Tetorit Rozë”, synohen më shumë kontrolle dhe zbulim më i hershëm i kancerit të gjirit

Me fillimin e muajit nëntor, Qeveria e Kosovës ka përmbyllur fushatën e “Tetorit Rozë”, muaji për ndërgjegjësimin e kancerit të…

15 minutes ago

VIDEO/ Publikohen pamjet nga aksidenti me vdekje në Shkodër, gruaja po ecte në trotuar, makina e merr para me shpejtësi

Dalin pamjet e aksidentit tragjik në Shkodër, ku për pasojë humbi jetën një 67-vjeçare e cila ishte duke ecur në…

22 minutes ago