Ministri i drejtësisë i ka përcjellë Brazilit kërkesën për ekstradimin e ish-sulmuesit të Milanit, Robinho, i cili u dënua përfundimisht së bashku me një shok të tij më 19 janar me 9 vite burg për dhunë seksuale në grup ndaj një 23- vjeçareje shqiptare.
Ngjarja ndodhi në një klub në Milano natën e 22 janarit 2013.
None found
Kërkesa për ekstradimin e ish-playmakerit të kuqezinjve në Itali është dërguar nga Prokuroria Publike Milaneze e Ekzekutimit, e cila muajt e fundit ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar, me kërkesë ekstradimi për ish-lojtarin, me akte të firmosura nga prokurorja Adriana Blasco.
Në shkurt, prokurori i kishte përcjellë Ministrisë kërkesën për ekstradim dhe urdhrin e arrestit ndërkombëtar për ish-sulmuesin dhe mikun e tij Ricardo Falco, të dy në Brazil.
Muajt e fundit ka pasur kontakte mes autoriteteve italiane dhe braziliane dhe ka të ngjarë që më pas të jetë treguar zyrtarisht nga Brazili se ku ndodhet ish-lojtari i Milanit dhe për pasojë Italia i ka dërguar dokumentet e urdhrit të arrestit (të paekzekutuar në shtet) me një kërkesë për të ekstraduar Robson de Souza Santos, 38 vjeç dhe mikun e tij.
Ka shumë mundësi që të dy të mos dorëzohen sepse Kushtetuta braziliane nuk lejon ekstradimin e qytetarëve të saj.
Tani, megjithatë, do t’i mbetet autoriteteve braziliane t’i përgjigjen kërkesës italiane.
Si ndodhi ngjarja
Sipas hetimeve, ish-ylli brazilian e kishte kishte bërë vajzën të pinte deri në atë pikë sa ajo ishte e pavetëdijshme dhe grupi abuzoi me radhë në një gardërobë të një klubi nate në jetën në Milano./ h.ll/albeu.com
Familjarët e viktimave të shpërthimit të regjistruar ditën e premte në zonën e Plakës në Greqi kanë mbërritur në kryeqytetin…
Zyra e Shërbimit Amerikan të Imigracionit dhe Doganave (ICE) në Boston njoftoi arrestimin e një shtetasi shqiptar 56-vjeçar, Hasan Billa,…
Autoritetet venezueliane kanë liruar një numër të madh të të burgosurve politikë, thonë grupet e të drejtave të njeriut, disa…
Dashi Ata qe janë ne një lidhje nuk duhet te nxitohen për asgjë. Për gjithçka do bëjnë mire te flasin…
Familjarët e viktimave të shpërthimit të regjistruar ditën e premte në zonën e Plakës në Greqi kanë mbërritur në kryeqytetin…
Amir Rrahmani ka arritur marrëveshje me Napolin për vazhdimin e kontratës, ndërsa tani pritet vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes së re…