sport

Tekniku i Gjeorgjisë i lumtur me shortin në Nations League: Do të mësojmë shumë

Mund të thuhet se ka patur një karrierë të suksesshme, si lojtar dhe ashtu po vazhdon të jetë edhe në rolin e menaxherit. Ish-anësori i mbrojtjes së Monaco e “Bavarezëve” të Bayern Munich, Willy Sagnol prej 15 shkurtit të vitit 2021 ka në dorë “frerët” e Kombëtares së Gjeorgjisë, teksa i ka ngritur të në një nivel të lartë këta të fundit.

Nga Liga D e Nations League, tashmë “Kryqtarët” janë në Ligën B, ku shorti i pasdites të së enjtes që sapo lamë pas i pozicionoi në të njëjtin grup me Ukrainën, Republikën Çeke e “Legjionarët” tanë, sfida këto tepër interesante për teknikun francez, i cili në një koment të shkurtër rreth shortit është shprehur se do të mësojë shumë nga këto sfida.

“Para disa vitesh kombëtarja gjeorgjiane luante në Ligën D, ndërkohë që tani jemi pjesë e Ligës B. Kjo tregon se futbolli gjeorgjian është në rrugën e duhur. Mezi po presim të përballemi me Ukrainën, Shqipërinë dhe Çekinë, skuadra shumë të mira. Një grup i vështirë, por ne do të marrim përvojë dhe do të mësojmë shumë nga përballjet me këta kundërshtarë”,- tha Sagnol.

Ndërkaq, kujtojmë se Gjeorgjia ndodhet në çiftin e tretë të fazës “play off”, ku fillimisht do të përballet me përfaqësuesen e Luksemburgut e në rast fitoreje do të ndeshet me fituesin e çiftit Greqi-Kazakistan, ku në rast sigurimi të një bilete për në fazën finale, të Euro 2024 do të pozicionohej në grupin F, së bashku me Turqinë, Portugalinë e Republikën Çeke. /abcnews.al

të fundit

Përfundon aksioni i SPAK dhe BKH në dy pallate në Tiranë, 8 persona të arrestuar dhe 3 të shpallur në kërkim

Përfundon operacioni për Call Center në Tiranë, i cili nisi mbrëmjen e djeshme. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton…

11 minutes ago

Rikthehet kaosi në aksin rrugën Tiranë-Elbasan, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike automjetesh

Rikthehet sërish kaosi dhe trafiku i rënduar në aksin e rrugës kombëtare Tuneli i Krrabës-Rrethrrotullimi i Bradasheshit, në hyrje të…

30 minutes ago

Bashkëpunim mes qeverisë dhe bashkive, Rama krijon grupin e punës! Zbulon emrat e ministrave dhe kryebashkiakëve që do jenë pjesë

Kryeministri Edi Rama, në mbyllje të takimit, njoftoi ngritjen e një grupi të përbashkët pune mes qeverisë dhe bashkive. Sipas…

33 minutes ago

U përfol për një romancë, zbulohet e vërteta e fotos së Gjestit

Gjatë ditës së djeshme, rrjetet sociale u pushtuan nga një fotografi ku shihej artisti Gjesti pranë një vajze, imazh i…

1 hour ago

DEKLARONI PAGAT REALE! Tatimet nisin kontrollet për verifikim nga sektori i ndërtimit

Nga 15 janari, Administrata Tatimore ka nisur kontrollet për verifikimin e deklarimit e deklarimit të pagava në sektorin e ndërtimit…

1 hour ago

Nis puna për zbatimin e ligjit për Barazinë Gjinore, Seferi: Qasje e unifikuar dhe efektive

Në kuadër të zbatimit të Strategjisë Kombëtare për Barazinë Gjinore 2021–2030, të miratuar nga qeveria, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies…

2 hours ago