Gjatë ditës së djeshme, rrjetet sociale u pushtuan nga një fotografi ku shihej artisti Gjesti pranë një vajze, imazh i cili u përhap me shpejtësi dhe u interpretua nga shumë ndjekës si një paralajmërim për rikthimin e tij në muzikë. Fotoja u konsiderua nga fansat si provë e xhirimeve të një videoklipi të ri, që supozohej të shënonte rikthimin e artistit në skenë pas periudhës së vështirë emocionale, të shkaktuar nga humbja e vëllait të tij.
Megjithatë, pas një verifikimi të kujdesshëm mbi origjinën e imazhit, rezulton se e vërteta është krejt ndryshe nga ajo që u aludua fillimisht. Fotoja që qarkulloi gjerësisht në rrjet nuk është reale, por është krijuar përmes Inteligjencës Artificiale (AI). Përdorimi gjithnjë e më i shpeshtë i këtyre teknologjive ka sjellë konfuzion te publiku, duke bërë që shumë ndjekës të besojnë në një rikthim të menjëhershëm të artistit përmes një projekti vizual.
None found
Nga ana tjetër, Prive bën të ditur se, ndonëse imazhi ishte i rremë, Gjesti nuk ka qëndruar duarkryq. Ai po punon intensivisht në studio muzikore, duke u fokusuar në krijimin e këngëve të reja dhe duke shprehur përmes muzikës emocionet e tij të forta. Aktualisht, nuk ka nisur asnjë xhirim klipi, siç u pretendua në postimet virale.
Rikthimi i Gjestit po pritet me interes të madh nga publiku, i cili i ka qëndruar pranë artistit me mbështetje dhe mesazhe ngushëllimi gjatë muajve të fundit.
Tubime dhe marshime antifashiste pritet të zhvillohen sot në disa qytete të Greqisë, në 13-vjetorin e vrasjes së muzikantit dhe…
Regjimenti i Tretë i Këmbësorisë ka zhvilluar ushtrimin fushor “Zgjimi i Ujkut”, përmes të cilit është synuar vlerësimi i gatishmërisë…
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndërmarrë të gjitha përgatitjet e nevojshme operacionale për protestën e Organizatës…
Në 24 orët e fundit, në vend janë regjistruar gjithsej 13 zjarre, asnjë prej të cilave nuk është aktiv, një…
Shtëpia e Bardhë po shqyrton mundësinë e nënshkrimit të marrëveshjeve ekonomike me Rusinë përpara përfundimit të luftës në Ukrainë. Lajmi…
Rusia zhvillon zgjedhjet parlamentare për herë të parë që nga nisja e pushtimit të plotë të Ukrainës, në një klimë…