sport

Të ‘rraskapitur’ nga Kupa, titullarët i ‘ngrijnë gjakun’ Tiranës para Egnatias

Tirana do të presë Egnatian të dielën për të luajtur ndeshjen e javës së 27-të të Superiores. Bardheblutë shkojnë me të njëjtin objektiv edhe ndaj kryesuesve teksa pikët janë detyrim në çdo ndeshje.

Me rrogozhinasit arritën të fitonin thellë 0-5 në sfidën e fundit pavarësisht se ishin në një formë shumë të dobët. Të njëjtën duan të arrijnë edhe të dielën, ndoshta jo me atë rezultat, por 3 pikët do të ishin mrekulli javë pas jave.

Të lidhura

None found

Kësaj rradhe do të jetë akoma më e vështirë. Kjo sepse bardheblutë vijnë të rraskapitur nga ndeshje me Teutën në Kupë ku luajtën për 120 minuta, ndërsa Egnatia përveç se ka 1 ditë më shumë kohë, ka edhe një kontigjent të plotë lojtarësh.

Erbim Fagu shprehu shqetësim për disa titullar në përfundim të sfidës të cilët shteruan të gjitha energjitë në Elbasan Arena. Kristal Abazaj u largua në startin e pjesës së dytë për arsye sigurie pasi shfaqi një shqetësim, ndërsa Lushkja e Patrick s’mund të shkonin më shumë se 95 minuta.

Në “Extra – Time” ishte Erjon Hoxhallari që u detyrua të largohej nga fusha për të njëjtën arsye. Veç gjithë këtyrë, është edhe mungesa e sigurtë e Rimal Haxhiut që është pezulluar me kartona. /newsport.al/

të fundit

Doli: 15 more miners brought out of the mine

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim…

5 hours ago

Father waits in tears for his son to be brought out of the Trepça mine

Me lot në sy dhe i shqetësuar për fatin e djalit të tij, një baba po pret me ankth jashtë…

5 hours ago

Trepça miner after emerging from underground: Colleagues are well and climbing toward the exit

Ka filluar dalja e minatorëve nga miniera e Trepçës pas ngujimit të tyre nën tokë. Njëri nga minatorët që sapo…

5 hours ago

Doli: 15 minatorë të tjerë u nxorën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim…

5 hours ago

Baba me lot në sy pret nxjerrjen e djalit nga miniera e Trepçës

Me lot në sy dhe i shqetësuar për fatin e djalit të tij, një baba po pret me ankth jashtë…

5 hours ago

Trepça miner recounts moments trapped in mine

Ka folur njëri prej 63 minatorëve që kanë mbetur të ngujuar sonte në horizontin e 11-të të minierës së Trepçës.…

6 hours ago