sport

Të dielën ndeshja më e madhe e historisë së futbollit tonë, Partizani-Tirana, ja çfarë thonë shifrat

Partizani dhe Tirana do të përballen për herë të tretë këtë sezon ditën e diel, në një derbi që vjen në një moment jo shumë të mirë për të dyja skuadrat. Bardheblutë ndodhen në vendin e 9-të në renditje dhe po kalojnë një periudhë të vështirë, ndërsa të kuqtë kanë humbur terren me kreun pas dy barazimeve radhazi.

Megjithatë, statistikat tregojnë një tjetër histori për Tiranën. Bardheblutë janë një nga skuadrat më aktive në fazën sulmuese, pasi renditen të tretët për numrin e krosimeve për ndeshje (më shumë se 16), të dytët pas AF Elbasanit për goditje këndi dhe të dytët pas Egnatias për cilësinë e rasteve të krijuara për gol. Por problemi kryesor mbetet saktësia përpara portës. Tirana është skuadra me më pak goditje në kuadratin e portës, pasi vetëm një në katër tentativa është e saktë.

Të lidhura

None found

Në një kampionat të ekuilibruar si ky, çdo ndeshje mund të ndryshojë rrjedhën e sezonit. A mund të shërbejë derbi si pika e kthesës për Tiranën? Përballë do të ketë Partizanin, që është skuadra me më shumë goditje në portë në kampionat dhe që renditet i dyti për driblime të suksesshme për ndeshje (pas Skënderbeut).

Ndeshjet derbi janë gjithmonë të paparashikueshme. Të dielën, në “Arenën e Demave”, pritet një sfidë emocionuese, ku të dyja skuadrat do të kërkojnë fitoren, jo vetëm për pikët, por edhe për krenarinë e kryeqytetit.

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

4 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

4 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

4 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

4 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

4 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

4 hours ago