sport

Të fiksuar me “bomberin” serb, sheikët gati 90 milionë euro për “yllin” e Juventus

Është kthyer në një protagonsit me “Bardhezinjtë” e Juventus, por së shpejt, mund të kthehet në një protagonist, me tjetër fanelë “bardhezi”. “Bomberi” serb, Dusan Vlahovic u transferua me shumë bujë në Torino, teksa në janarin e vitit 2022, “Zonja e Vjetër” derdhi plot 83.5 milionë euro, në arkat e ‘Violëve” të Fiorentina, mirëpo duket se “aventurës” së tij, në veriun e Italisë po i vjen fundit.

Për “yllin” 23-vjeçar të sulmit interesohen, një sërë “gjigantësh” të Premier League dhe jo vetëm, teksa pas Arsenal, Chelsea e Manchester United, tashmë “Bardhezinjtë” e Neëcastle po mendojnë seriozisht transferimin e Vlahovic, në “St. James Park”, që në këtë merkato dimrit, me paratë që nuk mungojnë në bordin e “Laraskave” të Premier League.

Të lidhura

None found

“Numri 1” i klubit anglez, Princi i Arabisë Saudite, nuk “trembet” aspak nga kërkesa e Juventus në merkaton së verës, që sapo lamë pas, për shifrën e 80 milionë eurove, teksa sipas raportimeve të tabeloideve angleze ka dërguar një ofertë për “bomberin” serb, e cila ka shifrën e 90 milionëshit, duke vënë vërtetë në “mëdyshje”, rekordmenët e Italisë, të cilët do të mendohen jo pak, përpara se t’i japin një përgjigje klubit anglez. /abcnews.al

Tags: JUVENTUSserb

të fundit

Gusia: Shkelja e parë ndaj Arlinda Zekajt ndodhi në Qendrën për Punë Sociale, të pritet raporti me afat 52-orësh nga Kurti

Drejtoresha ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, Edi Gusia, ka kërkuar që në rastin…

5 seconds ago

Zhegrova renditet i dyti për shanse të krijuara, ndonëse ka luajtur vetëm 141 minuta

Sulmuesi Edon Zhegrova ka krijuar plot nëntë shanse këtë sezon, i dyti me më së shumti pas Douglas Luizit, pavarësisht…

4 minutes ago

Denoncohet tregtari në Itali pas mesazheve kërcënuese: “Kush vjedh, do t’i vrasim gjithë familjen

Një tregtar 35-vjeçar me shtetësi kineze është denoncuar në Itali, pasi vendosi në raftet e dyqanit të tij tabela me…

4 minutes ago

Droni mbi fushë ndal përkohësisht ndeshjen Arsenal–Fleetwood pas dy minutash

Ndeshja mes Arsenalit dhe Fleetwood Townit në EFL Cup angleze u ndërpre vetëm pas dy minutash lojë, pasi një dron…

10 minutes ago

Debat për mbrojtjen ligjore të guvernatorit, miratohen ndryshimet; Gjiknuri shpreh kundërshtime, Zaçaj përmend Luksemburgun

Në Komisionin e Ligjeve, deputetët socialistë votuan në favor të ndryshimit të dy neneve të ligjit për Bankën e Shqipërisë.…

12 minutes ago

Zegjine Çaushi mohon blerjen e banesës 240 mijë euro: Kam prenotuar apartament me kredi dhe këste

Deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, ka kundërshtuar pretendimet se pak muaj pasi mori mandatin parlamentar bleu një banesë në…

14 minutes ago