sport

Juventus-Vlahoviç, 7 milionë euro në sezon për rinovimin e kontratës

Akordi është afër. Sulmuesi është gati të thotë “Po”, ndërsa firmat e Yildiz dhe trajnerit Spalletti janë një asist për serbin.

Duhsan Vlahoviç është bashkuar me grupin te Juventusi dhe nesër do të jetë në Udine, ku do ta nisë me shumë mundësi nga stoli. Ai u operua në Londër më 4 dhjetor dhe nuk është ndjerë kurrë i braktisur nga Juventusi, prandaj dhe tani është i predispozuar për rinovimin e kontratës që i skadon në qershor.

Të lidhura

None found

Barcelona dhe Bajerni nga jashtë Italisë, por edhe Milani, e kanë pasur në fokus qendërsulmuesin serb, por duket se interesat e tij kryqëzohen me ato të Juventusit. Duke qëndruar trajneri Luciano Spalletti, të paktën edhe për një vit, Vlahoviç ka vendin e tij të rëndësishëm në projektin bardhezi.

Lëvizjet e para janë bërë, duke prekur edhe aspektin ekonomik. Juventusi është gati të ofrojë një pagë prej 6 milionë eurosh në sezon, 7 bashkë me bonuset, duke e çuar në të njëjtin nivel me yllin turk Kenan Yildiz.

Për kohëzgjatjen e kontratës së re, gjithçka është e hapur, me një ose dy vite. Që klima ka ndryshuar e tregon edhe fakti se babai i lojtarit ka qenë pranë tij. Nuk është vetëm çështje familjare, sepse babai merr gjithmonë pjesë te takimet për të ardhmen e djalit.

të fundit

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

13 minutes ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

21 minutes ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

48 minutes ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

59 minutes ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

60 minutes ago

Shenjat e hershme të defekteve në kutinë e shpejtësive nuk duhen injoruar

Kutia e shpejtësive është një nga pjesët kryesore të çdo veture dhe defektet në të mund të shkaktojnë shpenzime të…

1 hour ago