Categories: sport

Taulant Seferi shkëlqen në Turqi, arrin kuotën e shtatë golave

Taulant Seferi po kalon një formë të shkëlqyer në futbollin turk. Sulmuesi shqiptar spikati në triumfin e thellë 4-0 të Kayserisporit kundër Istanbulsporit.

Të lidhura

None found

29-vjeçari realizoi dy herë, duke hapur dhe mbyllur serinë e golave në këtë përballje. Seferi zhbllokoi rezultatin në minutën e 25-të, ndërsa në minutën e 83-të shënoi golin e tij të dytë personal dhe vulosi fitoren e skuadrës.

Falë kësaj dopiete, sulmuesi shqiptar e ka çuar në 7 numrin e golave të shënuar këtë sezon. Ky bilanc e ka ngjitur atë në vendin e dytë të renditjes së golashënuesve të kampionatit.

Paraqitjet e tij javë pas jave po tregojnë se Seferi është ndër sulmuesit më të rrezikshëm të kampionatit turk. Njëkohësisht, forma e 29-vjeçarit po i jep Kayserisporit një shtysë të rëndësishme në synimin për të siguruar rezultate sa më të mira.

Tashmë me shtatë gola, futbollisti shqiptar kërkon të marrë edhe kryesimin e listës së golashënuesve, në një moment kur sezoni sapo ka hyrë në fazën e tij të parë.

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

14 minutes ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

20 minutes ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

44 minutes ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

44 minutes ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

44 minutes ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

50 minutes ago