sport

Takimi ndaj Tiranës, trajneri i Teutës: Presion i madh, por ky është momenti i kthesës

Trajneri i Teutës, Edi Martini iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në prag të ndeshjes së të premtes ndaj Tiranës, takim ky i vlefshëm për kampionatin.

“Me Tiranën është ndeshje shumë e vështirë. Jemi stërvitur me maksimumin e ritmit, duke ditur edhe pozitat në klasifikim. Është një ndeshje që kërkohet ta fitojmë.

Të lidhura

None found

Ndjesia nuk është e mirë, pasi të shikosh veten në fund nuk ndihem mirë. Megjithatë në ndeshjet që kemi luajtur kemi qenë të barabartë, pavarësisht kundërshtarëve dhe që nuk kemi arritur të fitojmë. Ndoshta kjo nuk ka ardhur për çështje fati, por edhe ana psikologjike nuk ka qenë e mirë. Normalisht duhet t’i hedhë prapa këto dhe që nga ndeshja e nesërme të shikojmë përpara, pasi kampionati është i gjatë, ku janë edhe 17 ndeshje për t’u luajtur. Me 51 pikë në lojë ne do të vazhdojmë të ecim përpara dhe të arrijmë sa më shumë fitore, mundësisht që nesër.

Unë mendoj se më tepër është ana psikologjike ajo që i ka rënduar futbollistët për të mos shënuar gola, por sulmi dhe mbrojtja e një ekipi janë një. Kështu që nuk është vetëm faji i tyre, por edhe çështje fati. Ajo që duhet tani, është që djemtë të jenë të qetë para ndeshjes, të japin maksimumin në fushën e lojës, të fitojmë dyluftimet dhe topin e parë. E dimë se çfarë pikash të forta ka Tirana. Kushdo që të shënojë gol nesër nuk ka rëndësi, pasi ne na duhet fitorja. Nuk do i vë sulmuesit para përgjegjësisë. Ka ardhur koha që të fitojmë. Presioni është i madh, por këta djem kanë tregu të kalojnë presione edhe më të vështira. Jam i bindur te kthesa nesër ndaj Tiranës. Situata është e mirë dhe të gjithë lojtarët janë të gatshëm për ndeshjen. Merkato? Mund të ketë ndonjë gjë të vogël, por unë e quaj ekipin të kompletuar” – tha ai. /balkanweb/

Tags: teutatirana

të fundit

Starmer: I am leaving as Labour Party leader with pride! I am leaving the country in a better state than I found it

Keir Starmer, i cili njoftoi dorëheqjen si kryeministër i Britanisë javë më parë, ka deklaruar se po largohet si udhëheqës…

2 seconds ago

Locust Colonies Damage Agriculture in Kolonjë, Farmers Call for Intervention: Crops at Risk

Banorët e fshatit Boshanj në Kolonjë ngrenë shqetësimin për dëmet e mëdha në bujqësi të shkaktuara nga kolonitë e karkalecave,…

11 seconds ago

Nela: Serbian Minister’s Statement Calls for a Firm Response and Faster Kosovo Membership in NATO

Deklaratat e fundit të ministres në qeverinë e Serbisë, Snezhana Paunoviç, kanë nxitur reagime të forta në Kosovë dhe rajon.…

53 seconds ago

Nela: Serbian Minister’s Statement Should Serve to Accelerate Kosovo’s NATO Membership

Deklaratat e fundit të ministres në qeverinë e Serbisë, Snezhana Paunoviç, kanë nxitur reagime të forta në Kosovë dhe rajon.…

1 minute ago

VLEN releases document and disputes DUI’s claims about the “Serbian world”

VLEN ka reaguar ndaj akuzave të vazhdueshme të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), duke publikuar, siç thotë, një komunikatë zyrtare…

2 minutes ago

VMRO-DPMNE accuses DUI, SDSM and Levica of blocking laws out of fear of elections

OBRM-PDUKM akuzoi LSDM-në, BDI-në dhe Të majtën për bllokimin e miratimit të Kodit të ri Zgjedhor me qëllim që, siç…

2 minutes ago