Agim Ademi, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka zhvilluar sot një takim me sulmuesin e talentuar të Bayern Munichut, Arijon Ibrahimoviq, në qytetin e Prizrenit. Talenti 19-vjeçar konsiderohet si një prej emrave më premtues në arenën evropiane të futbollit.
Prej kohësh, FFK po punon për ta bindur Ibrahimoviqin që të përfaqësojë Kosovën në nivel ndërkombëtar, ndërsa ai vetëm pak ditë më parë zgjati bashkëpunimin me kampionët e Gjermanisë deri në vitin 2028. Megjithatë, një hollësi që tërhoqi vëmendjen e tifozëve gjatë fotografimit të dyshes ishte mbishkrimi “Coming soon” në një dyqan pas tyre, një rastësi që shumëkush e interpretoi si një sinjal se ylli i Bayernit mund të vishet me fanellën e Kosovës që nga shtatori.
None found
Në një njoftim të shpërndarë në platformat sociale, Ademi shprehu vlerësimin maksimal për lojtarin, duke vënë theksin jo vetëm mbi aftësitë e tij sportive, por edhe mbi edukatën dhe lidhjen që ai ruan me vendlindjen. “Në Prizrenin e bukur, sot pata kënaqësinë të drekoj së bashku me një nga talentet më të mëdhenj kosovarë të futbollit evropian, yllin e Bayern Munichut, Arijon Ibrahimoviq. Përveçse një super futbollist me të ardhme të ndritur, Arijoni është edhe një djalë i edukuar, modest dhe krenar për rrënjët e tij, vlera këto që e bëjnë edhe më të veçantë”, shkroi kreu i FFK-së.
Ai gjithashtu i uroi të riut suksese të vazhdueshme në rrugëtimin e tij profesional, duke parashikuar me bindje se Ibrahimoviq do të shënojë arritje të larta në elitën e futbollit europian. “I uroj nga zemra shumë suksese në karrierë dhe jam i bindur se e ardhmja i rezervon atij arritje të mëdha”, shtoi ai.
Në përmbyllje të mesazhit, Ademi nuk harroi të shprehte mirënjohje për familjen e futbollistit, e cila ka luajtur një rol thelbësor në edukimin e tij dhe në ruajtjen e ndjenjës së përkatësisë ndaj Kosovës. “Një falënderim i veçantë edhe për familjen e tij, e cila i ka kultivuar dashurinë për atdheun dhe vlerat e Kosovës”, përfundoi presidenti i Federatës.
Dy gazetarë kanë mbetur të lënduar gjatë raportimit të protestës së sotme e cila është shoqëruar me tensione dhe përplasje…
Pas protestës së studentëve, zëvendëskryeministrja Albana Koçiu shprehu në Facebook dënimin e saj për dhunën, goditjet ndaj institucioneve dhe Policisë…
Barcelona dhe Real Madridi kanë dërguar skautët e tyre në ndeshjen mes Liverpoolit dhe Manchester Cityt, për të vëzhguar nga…
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një takim me…
Pas protestës së studentëve dhe përplasjeve të tensionuara me policinë, ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha, i cili e cilësoi ndërhyrjen…
Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar Kimberly Guilfoyle të japë dorëheqjen nga posti i ambasadores së Shteteve të Bashkuara në…