sport

Takim special Tuchel-Armando Broja, tekniku gjerman merr vendimin për të ardhmen e sulmuesit

Armando Broja ka qenë në qendër të vëmendjes në anët e Chelsea këtë merkato.

Sulmuesi shqiptar është vendosur disa herë në radarët e disa klubeve të cilët kanë kërkuar shërbimet e tij. Broja ka bërë të qartë se nuk do më që të largohet në formë huazimi, por vetëm me një shitje përfundimtare.

Të lidhura

None found

Tuchel ka bllokuar disa herë tratativat e klubeve të tjera që kërkonin Brojën, dhe tashmë nga Anglia raportohet se Thomas Tuchel ka patur një takim me bomberin shqiptar.

Tuchel ka vendosur që t’i japë një shans Brojës në Premier League me Chelsea. Siç raporton gazetari Simon Philips, tekniku gjerman ka pasur një takim me Armando Brojën pas ndeshjes miqësore ndaj Udinese. Ai i ka kërkuar Brojës që të qëndrojë pasi e konsideron pjesë të projektit.

“Thomas Tuchel dhe Broja kanë pasur një takim pas ndeshjes me Udinesen dhe trajneri gjerman i ka thënë se dëshiron që të qëndrojë dhe ai ishte i lumtur pas kësaj bisede.

Ka gjasa që ai të rrijë në ekip, por do të isha shumë budalla po të thoja se Broja do të qëndrojë 100% te Chelsea”, ka raportuar gazetari. /h.ll/albeu.com

të fundit

Qelaj për vrasjen e Arlinda Zekajt: Viktima nuk kishte paraqitur ankesë tek ne

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka thënë se pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, institucionet duhet të…

4 minutes ago

Harry Kane dhe përballjet me Kosovën: golat në Prishtinë, penalltia e pritur dhe triumfet e Anglisë

Shtatë vjet më parë, Harry Kane ishte në Prishtinë me Anglinë për përballjen ndaj Kosovës, në ndeshjen e fundit të…

11 minutes ago

Hoxhaj: PDK-ja vazhdon të kërkojë mbajtjen në fuqi të Ligjit për Specialen

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se partia e tij nuk ka hequr dorë nga Ligji për Gjykatën Speciale…

15 minutes ago

Sulm kibernetik ndaj sistemit online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, shërbimi ndërpritet një javë para votimit

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që sistemi i…

18 minutes ago

Humb jetën në punë në Itali 20-vjeçari shqiptar, u përmbys rulit gjatë asfaltimit të rrugës

Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në vendin e punës në Valtopina të Italisë. Rogert Ajdini,…

22 minutes ago

Natalie Portman: U përpoqa të dëshmoja se isha vajzë e mirë, mes presionit që nisi që në fëmijëri

Aktorja e njohur Natalie Portman ka rrëfyer se seksualizimi i imazhit të saj që në fëmijëri e shtyu të krijonte…

23 minutes ago