sport

Takim në selinë e Milanit, Furlani, Tare dhe Alegri planifikojnë të ardhmen kuqezi

Mëngjesin e djeshëm, në “Casa Milan”,  u zhvillua një mbledhje mes trajnerit Masimiliano Alegri dhe drejtuesve të Milanit, administratorit deleguar Xhiorxhio Furlani dhe drejtorit sportiv Igli Tare, takim ky për të analizuar momentin aktual dhe për të projektuar të ardhmen.

Bëhet fjalë për një takim rutinë, si ai i zhvilluar javën e kaluar në Milanelo, dhe që do të përsëritet sërish edhe sot në qendrën stërvitore, ku Furlani do të takojë grupin dhe stafin teknik.

Të lidhura

None found

ÇFARË KËRKON ALEGRI PËR TË ARDHMEN

Në fund të sezonit, temat për diskutim nuk mungojnë. Nga ndeshjet e mbetura, duke nisur nga përballja e rëndësishme ndaj Juventus, që janë vendimtare për objektivin Champions, deri te planet për sezonin 2026-27.

“Duhet të mendojmë jo për dy-tre muajt e ardhshëm, por për një ose dy vite”, ishte deklarata e Alegrit para ndeshjes me Veronën. Trajneri është i bindur se Milani nuk është prapa në projektin e tij dhe këto takime shërbejnë pikërisht për të përcaktuar strategjitë e së ardhmes, përfshirë edhe merkaton.”Kam nisur një rrugëtim këtu dhe dua ta vazhdoj”, kishte theksuar ai pas fitores së fundit.

Në këtë drejtim, pas punës së bërë këtë sezon, ku skuadra është ngjitur nga vendi i nëntë në të dytin, Alegri kërkon garanci për investime në lojtarë cilësorë dhe me eksperiencë. Për të vazhduar rritjen, Milani ka nevojë për përforcime të nivelit të lartë.

të fundit

Businessman Zoran Azmanov attacked inside the Basic Court in Skopje

Biznesmeni i njohur maqedonas Zoran Azmanov, kryetar i Bordit Mbikëqyrës dhe drejtor i kompanisë ndërtimore „Nastel“ DOOEL Shkup, është sulmuar…

2 hours ago

Ministry of Defense: Only two Albanians applied to the Military Academy, one withdrew and the other ranked 43rd

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar ndaj akuzave të BDI-së për mospërfshirjen e asnjë kandidati shqiptar në Akademinë Ushtarake gjatë konkursit…

2 hours ago

Biznesmeni Zoran Azmanov sulmohet brenda Gjykatës Themelore në Shkup

Biznesmeni i njohur maqedonas Zoran Azmanov, kryetar i Bordit Mbikëqyrës dhe drejtor i kompanisë ndërtimore „Nastel“ DOOEL Shkup, është sulmuar…

2 hours ago

Ministria e Mbrojtjes: Në Akademinë Ushtarake aplikuan vetëm dy shqiptarë, njëri u tërhoq dhe tjetri u rendit i 43-ti

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar ndaj akuzave të BDI-së për mospërfshirjen e asnjë kandidati shqiptar në Akademinë Ushtarake gjatë konkursit…

2 hours ago

Frozen for 30 years: Now he is 1 year old

Një embrion në SHBA që kishte qëndruar i ngrirë për 30 vjet, u shkri dhe u transferua përsëri në mitrën…

5 hours ago

Qëndroi i ngrirë për 30 vjet: Tani është 1 vjeç

Një embrion në SHBA që kishte qëndruar i ngrirë për 30 vjet, u shkri dhe u transferua përsëri në mitrën…

5 hours ago