Pas zhgënjimit në Nations League dhe për rëndësinë e madhe që kanë kualifikueset e Botërorit 2026, trajneri Sylvinho ka vendosur rregulla strikte në skuadër. Me objektivin që të synohet pjesëmarrja e parë në Kupën e Botës, trajneri do të përdorë dorën e hekurt në grumbullimet e kuqezinjve.
Në trasfertën në Londër, për debutimin në edicionin e ri kundër Anglisë, çdo lëvizje e futbollistëve do të bëhet me lejen e stafit teknik. Gjatë akomodimit në një prej hoteleve pranë stadiumit “Wembley”, lojtarët nuk do të mund të konsumojnë as kafe me familjarët apo miqtë e tyre në holl.
None found
Ajo që ka ndodhur shpesh në të kaluarën, tashmë do të jetë kategorikisht e ndaluar. Gjithashtu futbollistët e Kombëtares duhet të qëndrojnë në dhomë për të pushuar, teksa nuk lejohet dalja pas orës 22:00 të mbrëmjes. Nëse dikush nga kuqezinjtë kërkon të kalojë pak nga koha e lirë në pishinë dhe SPA, apo për të bërë një ecje në ajër të pastër, atëherë duhet të marrë leje te përgatitësi atletik.
Këto rregulla hasen rëndom nëpër klube pjesa më e madhe e futbollistëve i njohin, duke qenë se aktivizohen në kampionatet e mëdha europiane. Megjithatë, rregullorja strikte në Kombëtare tregon seriozitetin metë cilin po përgatitet ndeshja e 21 marsit me Anglinë, por edhe i gjithë edicioni kualifikues.
Revista amerikane “Vanity Fair” ka publikuar një investigim që ngre pikëpyetje mbi lëvizje të mëdha financiare të lidhura me Jared…
Revista amerikane “Vanity Fair” ka publikuar një investigim që ngre pikëpyetje mbi lëvizje të mëdha financiare të lidhura me Jared…
Dashi Klima ne jetën tuaj ne çift do jete shume e ngrohte gjate gjithë kësaj dite. Do ndiheni mire pranë…
Harry Kane është favoriti kryesor për ta fituar Topin e Artë 2026, vetëm pak ditë para ceremonisë që do të…
Dashi Klima ne jetën tuaj ne çift do jete shume e ngrohte gjate gjithë kësaj dite. Do ndiheni mire pranë…
Mediumi i famshëm “CNN” e ka vlerësuar talentin e New York Red Bulls Adri Mehmeti si e ardhmja e futbollit…