sport

Sylvinho: Çekët dukeshin sikur luanin kundër Brazilit, le të harrojmë këtë humbje

Pas humbjes 2-0 me Çekinë, rrajneri i Shqipërisë Sylvinho foli për mediat, ku  fjalën e tij, trajneri kuqezi e pranoi superioritetin e kundërshtarit, ndërsa tha që pret shpejt reagim nga skuadra.

“Një humbje është humbje dhe nuk të vjen mirë. Nuk jemi më skuadër që humbet me shumë gola. Nuk pati mungesë entuziazmi, por ishte skuadra kundërshtare që priste 13 muaj për 1 fitore dhe ishin shumë të motivuar sidomos për humbjen 3-0 në Tiranë.

Të lidhura

None found

Duhet të përmirësohemi pasi tani Shqipëria studiohet nga të tjerët dhe nuk është më një ekip që kalohet lehtësisht. Nuk është çështje taktike, por mendoj që realisht na kanë studiuar.

Nesër mendojmë për Gjeorgjinë pasi është një transfertë e vështirë. Sot patëm raste me Dakun, Asanin, Laçin, Asllanin. Çekët ishin të motivuar dhe dukej sikur po luanin me Brazilin. Duhet të përmirësohemi e të marrim ndeshje pas ndeshje.

Kjo është një element krenarie që kundërshtari na studion dhe mendon se mund t’i mundë Shqipëria. Kjo është edhe reflektim për të përmirësuar e për t’i bërë ballë.

Dy gola nga krahët? Nuk është e lehtë të luash me Çekinë, ekip shumë i fortë. Të tjerët na perceptojmë si një ekip i fortë dhe duhet të kenë kujdes. Kjo do të thotë që ne duhet të përmirësohemi”, tha Sylvinho.

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

5 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

5 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

5 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

6 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

6 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

6 hours ago