sport

Ndeshja me Çekinë, Gjimshiti: Jemi super të motivuar, synojmë vetëm fitoren

Shqipëria përballet me 7 shtator në Pragë ndaj Çekisë, në sfidën që vlen shumë për rrugëtimin drejt Euro 2024. Përveç trajnerit Sylvinho, në konferencë për shtyp doli edhe mbrojtësi Berat Gjimshiti. Gjimshiti u shpreh se skuadra është gati për këtë ndeshje dhe synimi i vetëm për këtë takim është fitorja.

Muaj përcaktues për Kombëtaren, a ka besim grupi?

Të lidhura

None found

Sigurisht që po. Grupi sapo është formuar dhe jemi shumë me eksperiencë dhe lotjarë të rinj që japin gjithçka. Besimi është 100%. Çdo ndeshje është e rëndësishme, janë 3 pikë në lojë, 5 finale që do të japim maksimumin.

A janë marrë masat për shtatlartësinë e Çekisë?

E vërtetë, janë shumë të gjatë dhe nuk jemi shumë afër tyre. Ne do të bëjmë futbollin tonë, do të kemi kujdes me topat në ajër dhe goditjet standarte. Do të kemi përqëndrim pasi nuk është vetëm lartësia por edhe besimi në vete. Nëse nuk ke konfidencë nuk do të kapësh topin.

Prejardhja nga lugina e Preshevës, sa është e vështirë të mbash barrë përfaqësimin e Kombëtares për shumë familje në emigracion, por edhe shqiptarë të tjerë në luginë?

Në Kombëtare kemi djem nga çdo trevë, çdo njeri e di për cfarë është këtu. Japim gjithcka në fushë. Ka njerëz që kanë vuajtur për të arritur në këtë pikë por kur luan për dicka që është më e madhe se fanella, për kombin, është një ndjenjë që nuk përshkruhet.

Dy ndeshje ku nuk jemi favorit, a e vëndos ekipin por edhe repartin në presion? Në Euro 2016 u latë jashtë, a ju motivon kjo për të qenë në Euro 2024?

Motivimi nuk mund të them që është më i madh se të tjerët, por kur jam në Kombëtare e kam gjithë kohën. Dua ta arrij kualifikimin dhe të jem në Euro 2024. Të gjithë janë të motivuar dhe japin gjithçka. Mbeten në histori dhe motivimi është shumë i lartë.

Në ndeshje të rëndësishme, skuadra ndikohet nga pesha e përgjegjësisë. Sa ndjehet kjo këtë radhë?

Të gjithë janë ndryshe, dikush e merr më fort dhe disa janë përballur me këtë presion siç mendoj se jam dhe unë ku kam luajtur në presion të madh në disa ndeshje. Ne do të përballemi me këtë presion. Në kokë kemi vetëm kualifikimi dhe kjo do të na shtyjë akoma më shumë.

Më e lehtë të përballesh me Çekinë pa Patric Schick?

Besoj se forca e Çekisë nuk janë individët por ekipi që ka një forcë shumë të lartë me lojtarë që luajnë në ekipe të mëdha. E njoh Patrick pasi kam luajtur disa herë, është i fortë dhe ka patur disa lëndime por besoj se do të rikthehet më i fortë. Çekia ka shumë lojtarë të fortë dhe janë favorit për t’u kualifikuar.

Barazim këtu dhe fitore me Poloninë apo fitore këtu dhe barazim me Poloninë?

Ta shohim nesër, janë dy ndeshje të ndryshme. Ne mendojmë vetëm për këtë ndeshje e më pas kemi 3 ditë kohë për të përgatitur ndeshjen e radhës.

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

6 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

6 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

6 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

7 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

7 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

7 hours ago