Në një mbrëmje të mbushur me emocione, PSV pati një fillim të pafat në Ligën e Kampionëve, duke u mposhtur 3-1 në shtëpi nga Union Saint-Gilloise.
Ekipi belg mori drejtimin e ndeshjes që në minutën e 9-të, kur David shënoi nga pika e penalltisë.
None found
Pavarësisht mundësive për reagim, holandezët u tronditën edhe më shumë në minutën e 39-të, kur Hadj dyfishoi avantazhin për mysafirët.
Pas pushimit, PSV nuk mundi të ndryshonte ritmin e ndeshjes, ndërsa Union Saint-Gilloise mbylli ndeshjen me golin e Mac Allister në minutën e 81-të.
Në minutat e fundit, Ruben van Bommel arriti të shënojë golin e nderit për PSV-në, por kjo nuk mjaftoi për të ndryshuar fatin e ndeshjes, që përfundoi 3-1 në favor të belgëve.
Në një tjetër përballje emocionuese të mbrëmjes, Benfica përjetoi një humbje të beftë përballë Qarabag, pasi udhëhoqën 2-0 dhe dukej se gjithçka ishte nën kontroll.
Barrenechea dhe Pavlidis i dhanë avantazhin dygolësh portugezëve, por Qarabag reagoi me forcë. Në minutën e 30-të, Andrade ngushtoi diferencën, ndërsa pas pushimit, Duran asistoi për golin e barazimit të realizuar nga Jankovic.
Edhe pse Benfica kishte disa mundësi për të rikthyer avantazhin, përfshirë një goditje në shtyllë, në minutën e 86-të, Qarabag realizoi golin e fitores me një asist të Zoubir dhe një finalizim të mrekullueshëm nga Kashchuk.
Kështu, rezultati përfundimtar u mbyll 3-2 për Qarabag, që siguroi tri pikë shumë të rëndësishme, ndërsa Benfica mbeti pa pikë në debutim.
Një humbje që nuk mbeti pa pasoja për shqiponjat e Lisbonës, pasi në orët e vona të mbrëmjes erdhi edhe zyrtarizimi për shkarkimin e teknikut Bruno Lage.
Burreli - KastriotiKategoria e Parë për sezonin 2026-2027, ka nisur mjaft e tensionuar, madje ndeshja Burreli – Kastrioti, e zhilluar…
Dashi Do merrni fryme lirisht gjate gjithë kësaj dite dhe gjerat kane për te ecur për mrekulli mes jush dhe…
Juventusi ishte shumë pranë marrjes së një vendimi që do të shkaktonte jo pak reagime, pasi ylli i Kosovës Edon…
Takimet i patën të vazhdueshme. Gjithçka drejt një marrëveshjeje për president. E pas disa herëve bashkëbisedim mes kryetarit të Lëvizjes…
Një 26-vjeçar është plagosur me mjet prerës mbrëmjen e kësaj të diele në zonën e ish-Parkut në Tiranë, pas një…
Mbretëresha Margrethe e Danimarkës është shtruar në spital pasi nuk është ndjerë mirë, njoftoi Pallati Mbretëror danez të dielën, më…