Java e 11-të e Albi Mall Superligës së Kosovës vijon sot (e shtunë) me dy ndeshje: Vushtrria pret Ballkanin, ndërsa Drenica përballet me Malishevën, kryesuesen e kampionatit. Pikët janë të rëndësishme për të dyja skuadrat vendase dhe rezultatet mund të ndikojnë në renditjen tabelare.
Takimi i parë nis në orën 14:00. Ballkani shihet si favorit ndaj Vushtrrisë, për shkak të problemeve financiare të vendasve dhe bojkotit nga lojtarët e tyre.
None found
Në orën 18:00, Drenica pret Malishevën në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj. Vendasit synojnë të shfrytëzojnë terrenin e tyre për t’i marrë pikë skuadrës që udhëheq kampionatin dhe për t’ia vështirësuar ndeshjen.
Malisheva ka treguar formë të mirë dhe po zhvillon një sezon të shkëlqyer, ndaj Drenicën e pret një detyrë e vështirë. Pas dhjetë ndeshjesh, Malisheva ka 23 pikë dhe kryeson tabelën me pikë të barabarta me Prishtinën, por ka luajtur një ndeshje më shumë se kryeqytetasit.
Dy takimet e tjera të javës së 11-të zhvillohen të dielën: Feronikeli ’74-Dukagjini dhe Prishtina-Drita.
Një atentat mafioz ka tronditur rajonin e Kalabrisë në Itali, ku bashkëshortja e Damiano Pepe, 64 vjeç, i konsideruar nga…
Tesla planifikon që deri në fund të vitit 2026, klientët e parë të mund të blejnë robotaksinë Cybercab, një automjet…
Ish-sulmuesi i Arsenalit dhe Francës, Thierry Henry, ndau mendimet e tij mbi lojën e sulmuesit të Bayern Munich, Harry Kane,…
Këtë të shtunë, kryeministri Edi Rama, i ka ftuar sërish në dialog studentët që prej ditësh protestojnë kundër tij dhe…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 80.5 lekë dhe do shitet me…
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka bërë thirrje për një “revolucion ushtarak” dhe forcimin e mëtejshëm të…