Tani kemi tetë skuadrat që do të luftojnë për të ngritur trofeun e Ligës së Kampionëve më 1 qershor në Wembley mes një re letre dhe euforie. Por, megjithëse të gjithë e nisin në kushte të barabarta shortin e nesërm, të premten, jo të gjithë kanë të njëjtat shanse për ta fituar atë.
Pasi ka përfunduar me sukses faza e 1/8-tës, superkompjuteri i kompanisë Opta ka bërë parashikimin me tetë skuadrat e mbetura në garë për trofeun e Ligës së Kampionëve.
Nga kalkulimet e bëra, mund të nxirret një përfundim i lehtë, se Manchester City është favoriti kryesor, por pas tyre ka edhe befasi në renditjen e shanseve për të fituar trofeun.
Për superkompjuterin e parashikimeve të Opta, Barcelona dhe Atletico Madridi janë dy skuadrat çerekfinaliste që kanë më pak shanse për të fituar titullin. Edhe më pak se Borussia Dortmund.
Atletico Madrid ka 4.19 për qind shanse, Barcelona ka 5.38 për qind, ndërsa Dortmundi vendoset mbi dy klubet spanjolle me 5.62 për qind shanse.
City si favorit ka shanse prej 32.3% për të mbrojtur trofeun e vitit të kaluar, me Real Madridin në vendin e dytë me 16.87 për qind dhe Arsenalin në vendin e tretë me 13.09 për qind).
Paris Saint-Germain është parashikuar si i katërti me 11.8 për qind shanse, mbi Bayern Munich që ka 10.75 për qind mundësi për të fituar trofeun këtë sezon.
Shtatë vjet më parë, Harry Kane ishte në Prishtinë me Anglinë për përballjen ndaj Kosovës, në ndeshjen e fundit të…
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se partia e tij nuk ka hequr dorë nga Ligji për Gjykatën Speciale…
Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që sistemi i…
Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në vendin e punës në Valtopina të Italisë. Rogert Ajdini,…
Aktorja e njohur Natalie Portman ka rrëfyer se seksualizimi i imazhit të saj që në fëmijëri e shtyu të krijonte…
Qytetarët marshuan në rrugët e Tiranës, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë, kreu i qeverisë ka paralajmëruar ashpërsimin…