Seria A ka si rrallëherë në vitet e fundit tre skuadra që rivalizojnë për titullin e që kanë shanse reale për të bërë të tyrin trofeun.
Sigurisht, Juventusi është më i avantazhuar nga historiku dhe emri, ashtu si edhe nga pika që ka më shumë ndaj Lacios e 9 pikë (që mund të bëhen 6) ndaj Interit. Por duket se bardhezinjtë i favorizojnë edhe ekspertët e statistikave ndërkombëtare.
None found
Instituti OPTA; i cili prej kohësh grumbullon të dhënat statistikore në futbollin botëror dhe është ndër më të njohurit, ka vendosur që të simulojë ndeshjet e mbetura në superkopjuterin e tij duke marrë për bazë të dhënat e ndryshme statistikore që ka prodhuar ccdo ekip. Nga 10 mijë simulime, është e qartë se Juventusi del në të shumtën e rasteve kampion.
Bardhezinjtë triumfojnë në 72% të rasteve duke ngritur trofeun, ndërsa i dyti i avantazhuar është Lacio, që ka 19,8% shanse për të fituar Serinë A. Interi ka vetëm 8,2% mundësi për të fituar titullin në bazë të ekspertëve të statistikave.
Të njëjtat simulime tregojnë se në më shumë se 50% të rasteve, të 5 skuadrat që mbajnë 5 vendet e para në klasifikim, nuk do të ndryshonin pozicion, me përjashtim të Lacios që ka një përqindje më të ulët e që tregon se mund të ngjitet më lart, apo edhe të bjerë më poshtë në renditje.
Në simulimin që përfshin të gjithë kampionatin, skuadrat më të favorizuara për të rënë nga kategoria janë Breshia, Spal dhe Xhenoa, ndërsa Sampdoria e Leçe do të shpëtonin. Sa i përket Europës, Napoli do të kishte 47,9% mundësi për të siguruar vendin e 6 përfundimisht, ndërsa Milani 31,8% për vendin e 7.
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…
Kutia e shpejtësive është një nga pjesët kryesore të çdo veture dhe defektet në të mund të shkaktojnë shpenzime të…
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski theksoi se deri më tani janë bërë dy gjëra, shoferët trajtohen si profesionistë…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…