sport

Superkampioni i Kroacisë “blindon” krahun e majtë, Arbër Hoxha i krijon Sylvinhos halle luksi

Arbër Hoxha është një nga lojtarët e ftuar në Kombëtaren shqiptare nga trajneri Sylvinho, në listën paraprake të Euro 2024.

Një lojtar mjaft cilësor dhe teknik, i cili karakterizohet me driblimet e tij që shpeshherë e dërgojnë deri te goli.

Të lidhura

None found

Diçka të tillë e ka vërtetuar edhe këtë sezon në kampionatin kroat, ku gjysmën e e sezonit ishte pjesë e Slaven Belupo, ndërsa më pas u bashkua me Dinamon e Zagrebit.

Në 42 ndeshje të sezonit që sapo lamë pas, Arbër Hoxha ka shënuar 7 gola dhe ka asistuar në 4 të tjerë. 5 gola i ka shënuar në kampionat, 1 në Kupë dhe 1 në Conference League.

Gjithashtu, Arbër Hoxha është “SUPERKAMPION” i Kroacisë, duke fituar edhe titullin kampion edhe Kupën me Dinamon e Zagrebit.

Statistika mjaft pozitive, të cilat i ranë në sy edhe Sylvinhos, me brazilianin që për herë të parë e grumbulloi në miqësoret e marsit përballë Kilit dhe Suedisë.

Teksa për Europianin, Sylvinho mori vendimin për të bërë pjesë edhe Arbër Hoxhën, duke “blinduar” krahun e majtë të sulmit, por duke i shtuar vetes edhe disa halle.

Sigurisht që janë halle luksi, pasi tashmë përveç Seferit, një alternativë e një niveli të lartë që mund të fitojë edhe vendin e titullarit është pikërisht Arbër Hoxha.

25-vjeçari është gati të përfitojë nga kjo ftesë dhe ky kompeticion madhor, duke kontribuar për Kombëtaren dhe për të treguar vlerat e tij të vërteta.

të fundit

Details of the murder of a 46-year-old man in Tirana: victim’s last call was to his wife

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 46-vjeçarit Ismet Habili, i cili u gjet i pajetë në makinën e…

2 minutes ago

Gunshots in Tirana, a person found dead in a vehicle in the Vasil Shanto area

Një person është gjetur i vdekur nga të shtënat me armë zjarri në një automjet, në rrugën “Mihal Popi”, në…

3 minutes ago

Protest leaves 7 people needing emergency care, including police officers, protesters and passersby

Nga përditësimet e fundit bëhet me dije se deri në orën 21:00 të kësaj të marte, numri i të lënduarve…

3 minutes ago

Details emerge about incident in Tirana, 46-year-old found shot dead in vehicle

Policia e Tiranës ka dhënë detajet në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në…

3 minutes ago

Tirana/Man found dead in vehicle identified as Ismet Habili; police investigate

Detaje të reja vijnë në lidhje me një vdekje të ndodhur në Tiranë gjatë mbrëmjes së sotme. Viktimë ka mbetur…

4 minutes ago

VIDEO/ Stavro Pilo shënon ndaj Manchester City-t në Champions League me një goditje diagonale

Stavro PiloNdërsa po luhet pjesa e dytë e ndeshjes Manchester City – AEK, e vlefshme për fazën e grupeve të…

7 minutes ago