Spanja hap stadiumet në kapacitet të plotë duke filluar që nga derbi bask i kësaj të premteje mes Athletic Bilbaos dhe Deportivo Alaves që do të zhvillohet në San Mames. Ministria e Shëndetësisë dhe Këshilli ndërkombëtar i Shëndetit vendosën këtë të mërkurë që impiantet e hapura të mbushen në masën 100% që nga data 1 tetor deri në 31 tetor të këtij viti dhe duke parë si do të jetë situate në vend nga pandemia COVID-19, ky vendim mund ta zgjatet edhe për muajt nëntor dhe dhjetor.
Ndërkohë në parketet e mbyllura sfidat e basketbollit apo edhe ato të volejbollit dhe sporte do të zhvillohen me praninë e 80% të spektatorëve.
None found
Kanë mbetur të pandryshuara vendimet që në stadiume tifozët nuk do të kenë mundësi të konusmojnë ushqime dhe pije, ndërkohë që maskat do të jenë të detyruara të mbahen nga të gjithë pranishmit, ashtu si edhe distanca e sigurisë prej 1.5 metrash.
Masat kundër COVID-19 do të vazhdojnë të ekzistojnë por e rëndësishme është që skuadrat e La Ligas do të kenë mundësi të mbështeten te fansat e tyre në kapacitetin maksimal në çdo ndeshje, ndërkohë që mbushja e stadiumeve do të shërbejë edhe si oksigjen në aspektin ekonomik pasi të ardhurat që do të arkëtojnë do të jenë më të mëdha. La Liga e nisi këtë sezon me një kapacitet të reduktuar në masën 30% duke e rritur hap pas hapi.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka shpallur nëntë konkurse për ndarjen e bursave për nxënësit e shkollave të mesme për…
Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski iu përgjigj presidentes bullgare Iliana Jotova, e cila e përmendi atë në deklaratën e saj…
Real Madridi po e monitoron nga afër mesfushorin e Bournemouthit, Alex Scott, dhe tashmë ka dërguar skautë për ta vëzhguar…
Manchester City mund të perballet me një ndëshkim të madh, i cili mund ta shkund përfundimisht të ardhmen e klubit…
Ish-deputetja e LDK-së, Adelina Thaçi ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike në vend, duke thënë se shteti nuk duhet…
Çmimi Nobel në Kimi për vitin 2026, u është dhënë shkencëtarit francez Henri B. Kagan dhe japonezit Kenso Soai për…