sport

Sulmuesi i Barcelonës “bën golin” e jetës, lidhet me vajzën e Luis Enrique

E dashura e re e Ferran Torres është Sira Martinez, vajza e trajnerit të kombëtares spanjolle, Luis Enrique. Prej disa kohësh flitet për këtë marrëdhënie, por vetëm tani personat e përfshirë drejtpërdrejt kanë vendosur ta zyrtarizojnë.

Futbollisti i Barcelonës ka postuar një fotografi të Martinezit mbi kalë në Instagram. Fotoja është ripostuar menjëherë nga vajza në llogarinë e saj. Sipas zërave, lidhja mes të dyve ka lindur në Mbretërinë e Bashkuar, kur sulmuesi luante ende te Manchester City.

Të lidhura

None found

Prej muajsh, të dy kanë mbajtur një lidhje në distancë. Tani që Torres është transferuar në Spanjë do të jetë më e lehtë të takohet me Martinez. Sira Martinez është 21 vjeçe, ashtu si Ferran Torres. Po flasim për vajzën e madhe të Luis Enrique dhe Elena Cullell.

Ajo e ndjek me interes futbollin dhe në rrjetet sociale poston vazhdimisht xhirime në stadium. Megjithatë, pasioni i saj më i madh është kalërimi. Sira është një kalorëse e mirë dhe tashmë ka fituar disa çmime.

E reja ka rrëfyer se kuajt e kanë ndihmuar të kapërcejë dhimbjen e madhe për vdekjen e motrës së saj më të vogël, Xana, e cila u nda nga jeta në vitin 2019, në moshën 9-vjeçare. Ajo ishte e sëmurë me kancer. Ndër të tjera, Sira është një mike shumë e mirë e Marias, vajzës së Pep Guardiolës.

të fundit

Adriatik Dosti ngre akuza për rrjedhje sekrete nga BIA dhe rrjet bashkëpunëtorësh në Kosovë

Adriatik Dosti ka reaguar pas arrestimit të Fatmir Shehollit, duke hedhur akuza të rënda për rrjedhje informacioni nga BIA serbe…

55 seconds ago

Tragic incident in Klos/ 35-year-old man suspected of jumping from “Vasha Bridge” loses his life

Mbrëmjen e djeshme, një ngjarje e rëndë është shënuar në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar…

9 minutes ago

Rodri i emocionuar pas debutimit me Barcelonën: “Ky është vendi ku doja të isha

Mesfushori spanjoll, Rodri ishte jashtëzakonisht i kënaqur që debutoi me Barcelonën, teksa skuadra e Hansi Flick fitoi lehtësisht 2-0 kundër…

9 minutes ago

Norway’s Longest-Reigning Monarch, Harald V, Dies at 89

Mbreti Harald V i Norvegjisë ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare, pas disa ditësh trajtim në spital për një sëmundje…

10 minutes ago

New Territorial Map, BIRN: Socialist Party Seeks Approval in Autumn, Experts Warn It Could Put Pressure on Local Election Deadlines and Standards

Projektligji i propozuar nga Partia Socialiste në pushtet për ndryshimin e hartës administrativo-territoriale, që synon të zvogëlojë numrin e njësive…

10 minutes ago

Family in Danger in Drin River, Current Sweeps Five People; Four Rescued, One 7-Year-Old Missing

Pesë persona, të afërm me njëri-tjetrin, ishin futur për t’u larë dje pasdite vonë në lumin Drin, në Gjoricë të…

10 minutes ago