Myrto Uzuni ka nisur që sot stërvitjet me skuadrën e Granadës, duke u vendosur nën urdhrat e trajnerit Roberto Moreno.
Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare, firmosi të hënën me skuadrën e La Liga dhe shpreson që në këtë fundjavë, të jetë në gjendje të tregojë qoftë edhe për pak minuta të gjithë vlerat e tij në ndeshjen kundër Real Madrid.
Uzuni nuk ka bërë përgatitje veçmas grupit sot, siç ndodh shpesh me lojtarët e rinj, por ka filluar menjëherë punë me pjesën tjetër të ekipit, siç tregojnë pamjet e publikuar nga klubi i Granada në rrjetet sociale.
Ai shihet teksa merr pjesë në të gjitha ushtrimet stërvitore, si lojtarët e tjerë, duke lënë të kuptohet se trajneri Moreno po mendon që ta integrojë sa më parë futbollistin e përfaqësueses shqiptare, edhe me pak ditë stërvitje në dispozicion.
Masakra e 8 shtatorit në Shkodër ka ngritur pikëpyetje para grupit hetimor që po merret me zbardhjen e krimit me…
Modelja shqiptare me famë ndërkombëtare, Angela Martini tregoi ditët e fundit sesi një kompani shqiptare përdori imazhin e saj për…
Hamasi hodhi poshtë sot akuzën e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, se grupi islamist palestinez po pengon përpjekjet për të…
Gjykata Supreme njoftoi se e ka refuzuar “si të pathemeltë” ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për…
Emisioni “Në Shënjestër” në News24, me autore gazetaren Klodiana Lala solli këtë të martë detaje të reja nga masakra e…
Një moment i pakëndshëm ka ndodhur gjatë takimit të Katerinës me tre djemtë konkurrentë të “Përputhen”. Kristi dhe Arlindi kanë…