Edon Zhegrova po paraqitet si lojtari më i mirë i Juventusit në sezonin 2026/27, sipas të dhënave statistikore.
Pas muajve të parë të sezonit, skuadra italiane nuk ka arritur formën e dëshiruar dhe renditet në vendin e shtatë, ndërsa vazhdon të garojë edhe për trofeun e Ligës së Evropës.
None found
Megjithatë, për nga statistikat, Zhegrova, ylli i Kosovës që klubi kërkonte ta largonte me çdo kusht gjatë afatit kalimtar të verës, është ndër më të dalluarit.
Pas 10 javësh të kampionatit italian, “SofaScore” ka publikuar vlerësimet e futbollistëve të Juventusit. Zhegrova ka marrë notën 7.23, pas Douglas Luizit, i cili ka vlerësimin 7.31.
Në Serie A, anësori kosovar kryeson për Juventusin në gola dhe asistime, me nga dy në secilën kategori.
Ai prin gjithashtu në pasimet kyçe për ndeshje, me mesatare 1.8, ndërsa regjistron 1.5 driblime të suksesshme dhe dy raste të mëdha të krijuara. Në këtë të fundit, vetëm Luizi ka më shumë, me katër.
Këto shifra i japin Luciano Spallettit një tregues të qartë se lënia e Zhegrovës jashtë skuadrës nuk ka qenë vendimi i duhur. Edhe mediat italiane e kanë kritikuar së fundmi trajnerin.
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka paralajmëruar se projektligji për buxhetin 2027 do të procedohet së…
Rasti që ndodhi në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku një 27-vjeçar u gjet i vdekur bashkë me vajzën e tij…
Hapësirat nëntokësore të panjohura të Shën Sofisë në Stamboll po dalin gradualisht në dritë, të cilën Turqia planifikon ta hapë…
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka reaguar pas episodeve të dhunës të regjistruara gjatë fundjavës në disa qytete të Gjermanisë, në…
Mesfushori brazilian Gabriel Sara po tërheq vëmendjen e disa klubeve të mëdha evropiane. Roma dhe Napoli në Itali, si dhe…
Gazetari Erl Murati ka komentuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24, me Ola Brukon, vizitën e beftë të ministrit…