Categories: sport

Stamford Bridge mund të presë Ligën e Kampionëve edhe pa pjesëmarrjen e Chelseat

Edhe pse Chelsea nuk u kualifikua në garat evropiane dhe nuk do të jetë pjesë e Ligës së Kampionëve këtë sezon, në “Stamford Bridge” mund të zhvillohen sërish ndeshje të turneut më prestigjioz evropian për klube.

Skuadra londineze, e njohur si “Blutë”, e përfundoi sezonin e kaluar në pozitën e 10-të. Ky renditim e la jashtë Ligës së Kampionëve, Ligës së Evropës dhe Ligës së Konferencës.

Të lidhura

None found

Megjithatë, stadiumi i Chelseat mund të përdoret si bazë për ndeshjet evropiane të një ekipi tjetër. Kampioni ukrainas, Shakhtar Donetsk, e konsideron “Stamford Bridge” alternativën e tij të preferuar për t’i luajtur si vendas takimet e Ligës së Kampionëve.

Që nga viti 2014, pas aneksimit të Donetskut të mbështetur nga Rusia, Shakhtari është detyruar të largohet nga stadiumi “Donbas Arena”. Ndeshjet vendase klubi ukrainas i ka zhvilluar që prej asaj kohe në Kiev dhe Lviv, kurse për përballjet evropiane ka përdorur stadiume në disa vende, përfshirë Poloninë, Slloveninë dhe Gjermaninë.

BBC Sport raporton se palët janë aktualisht në bisedime. Lidhjet mes Chelseat dhe Shakhtarit janë të afërta dhe u konsoliduan më tej me kalimin e Mykhailo Mudrykut te klubi nga Londra në vitin 2023. Më herët, Chelsea kishte organizuar gjithashtu ndeshjen për bamirësi “Game4Ukraine”.

Si mundësi për ndeshjet e Shakhtarit janë shqyrtuar edhe “Craven Cottage” i Fulhamit dhe “Gtech Community Stadium” i Brentfordit. Sidoqoftë, “Stamford Bridge” duket se ka përparësi falë kapacitetit më të lartë, me rreth 40 mijë ulëse.

Një tjetër faktor është prania e konsiderueshme e komunitetit ukrainas në Londër. Në kryeqytet jetojnë rreth 32 mijë ukrainas, ndërsa numri i tyre në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar kalon 100 mijë.

Pavarësisht negociatave, marrëveshja nuk është mbyllur ende. Zhvillimi i ndeshjeve shtesë në “Stamford Bridge” duhet të marrë miratimin e UEFA-s dhe të Këshillit të Hammersmith dhe Fulhamit.

të fundit

Kosovar wanted under an international warrant extradited from Switzerland

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së…

1 minute ago

Qelaj on Arlinda Zekaj’s murder: The victim had not filed a complaint with us

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka thënë se pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, institucionet duhet të…

2 minutes ago

Hoxhaj: PDK continues to seek the Special Court law’s continued validity

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se partia e tij nuk ka hequr dorë nga Ligji për Gjykatën Speciale…

2 minutes ago

Elections in Israel: polls show Netanyahu’s party leading in percentage, but Eisenkot’s opposition ahead in seats

Partia e kryeministrit Benjamin Netanyahu del si forca kryesore në zgjedhjet për Knessetin e 26-të në Izrael, por rezultatet paraprake…

3 minutes ago

Cyberattack on the U.S. Federal Election Commission’s online system disrupts service a week before voting

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që sistemi i…

3 minutes ago

Shtetasi kosovar i kërkuar me urdhër ndërkombëtar ekstradohet nga Zvicra

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së…

3 minutes ago