sport

Stadiumi i mbushur plotë, Pioli: Janë të rëndësishëm për ne, të dielën nuk vendoset titulli

Milani do të ndeshet ditë e nesërme në “San Siro” ndaj Atalantës, një ndeshje shumë e rëndësishme për shtysën e fundit për të fituar trofeun e Serie A.

Stadiumi i Milanos do të jetë i mbushur plotë, ku priten të jenë rreth 80 mijë tifozë për të mbësahtetur Milanin në këtë ndeshje shumë të rëndësishme dhe delikate ndaj Atalantës.

Për Milanin duhet vetëm fitore, por edhe Atalanta do të tentojë tre pikëshin për të prekur zonën e Evropës.

Stefano Pioli, tekniku kuqezi, foli përpara këtij takimi në një konferencë për shtyp.

“Duhet të mendojmë vetëm për këtë ndeshje, të kalojmë fillimishtë këtë pengesë, por nmuk besoj se gjithçka do të mbyllet këtu.

Atalanta? Humbja ndaj tyre 5-0 na bëri të kuptojmë shumë gjëra. Ndeshjen e kthimit bëmë një paraqitje të mirë ndërsa këtë herë nuk e dimë se si do të vendoset ekipi i Gasperinit.

Tifozët? Stadiumi do të na ndihmojë shumë, ata janë të rëndësishëm për ne. Skuadra është stërvitur shumë mirë këtë javë, jemi të përqëndruar.

Ndeshja e fundit e Zlatan Ibrahimovic në San Siro? Nuk e di, por uroj që jo. Zlatan është një kampion i madh për të cilin kam shumë respekt. Ai ka inteligjencën e duhur për të kuptuar se çfarë është më e mira për të ardhmen e tij.”

Milani është vetëm 4 pikë në distancë për të fituar titullin kampion, dhe ndeshja ndaj Atalantës është e vështirë për ekipin e Milanos, ku nga ana tjetër Interi do të ndeshet mbrëmjen e nesërme ndaj Cagliarit në shtëpinë e këtyre të fundit./ h.ll/albeu.com

të fundit

FORMACIONI ZYRTAR/ Sylvinho i suprizon të gjithë, ndryshime nga porta, në mbrojtje e deri në sulm

Kombëtarja shqiptare do të përballet sot me Gjibraltarin në transfertë, në kuadër të një sfide miqësore. Ndeshja që do të…

6 minutes ago

Bota e modës në zi! Kush ishte Giorgio Armani që la pas një trashëgimi miliarda dollarëshe

Një ndër ikonat e industrisë botërore të modës, Giorgio Armani ka ndërruar jetë ditën e sotme. Italiani që ndryshoi konceptin…

28 minutes ago

Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj “kunja” njëri- tjetrit në rrjetet sociale, çfarë po ndodh mes ish çiftit

Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj nuk folën kurrë për ndarjen e tyre por tashmë janë duke komunikuar me njëri tjetrin…

47 minutes ago

Ushtria e Kosovës pjesë e ushtrimit të NATO-s në Gjermani

Me ftesë të ushtrisë amerikane, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) i është bashkuar ushtrimit të përbashkët ushtarak “Saber Junction…

51 minutes ago

Tërmeti në Afganistan/ Rëndohet bilanci, shkon në 2.205 numri i viktimave

Qindra trupa të pajetë, janë nxjerrë nga shtëpitë e rrënuara si pasojë e tërmetit të fuqishëm në Afganistan javën e…

1 hour ago

Ndahet nga jeta në moshën 91 vjeçare Giorgio Armani

Shtëpia e modës Armani ka bërë të ditur të enjten se stilisti i madh italian, Giorgio Armani, ka ndërruar jetë.…

1 hour ago