sport

Sporting Lisbona i cakton çmimin kartonit të Gyokeres, alarmohet Arsenali

Sporting Lisbona tashmë ka caktuar çmimin e kartonit të Viktor Gyokeres, sulmuesit i cili po bën mrekulli këtë sezon në kampionatin portugez.

25-vjeçari ka shënuar 35 gola deri më tash në Primeira Liga dhe është duke u monitoruar nga një numër i madh klubesh evropiane.

Të lidhura

None found

Arsenal, Chelsea dhe AC Milan janë tri ekipet që po raportohet se kanë shprehur interesim për suedezin dhe duket se largimi i tij nga Portugalia në verë është i pashmangshëm.

Sipas një raportimi të fundit nga The Mirror, Sportingu do të kërkojë 68 milionë euro për të liruar sulmuesin në formë.

Duke marrë parasysh se janë kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Evropës, ka një mundësi të artë që Gyokeres të përfundojë sezonin me tre trofe të fituar.

Gjatë grumbullimit me Suedinë këtë muaj, Gyokeres pranoi se ai do ta vlerësojë të ardhmen e tij në fund të sezonit duke thënë: Është një shenjë se unë kam luajtur mirë.

Rreth një transferimi të mundshëm të Gyokeres kishte paralajmëruar edhe trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta.

“Planet që ne i kemi për verën janë shumë të qarta, ato kanë përfunduar pothuajse në fillim të sezonit pasi kemi kuptuar çfarë kemi, situatat me kontrata të disa lojtarëve, dhe shpresojmë se mund të përforcohemi në pozita të caktuara të ekipit”, kishte thënë Arteta. /Telegrafi/

të fundit

Granit Xhaka zgjidhet më i miri mes futbollistëve me fanellën 34

Mesfushori i Sunderlandit, Granit Xhaka, është përzgjedhur si futbollisti më i mirë që ka bartur fanellën me numrin 34. “The…

53 seconds ago

VIDEO/ Jasmin Raboshta, fitues i Kupës me Vllazninë, martohet me Kleda Fishtën

Sulmuesi i Gramshit, Jasmin Raboshta, i ka dhënë fund beqarisë, duke u kurorëzuar me partneren Kleda Fishta [...]Read More...

1 minute ago

Hetuesit përballen me presione dhe kërcënime/ SPAK kërkon psikologë për BKH: Investime edhe për mobilje dhe grirëse letrash

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), ka kërkuar psikologu institucional për të mbështetur hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), për…

2 minutes ago

Protestat kundër qeverisë në Shqipëri/ Gazeta italiane: “Albanian Files” iu kthye Ramës në bumerang politik

Protestat dhe përplasjet e dhunshme në Tiranë kanë tërhequr vëmendjen e mediave italiane. Në një analizë të publikuar nga gazeta…

6 minutes ago

Simone Inzaghi pritet të largohet nga Al Hilali pas përfundimit të kontratës

Trajneri italian, Simone Inzaghi do të largohet nga skuadra e Al Hilalit në fund të këtij sezoni kur edhe i…

7 minutes ago

Arsenali shqyrton katër kandidatë për sulmin në afatin e janarit

Arsenali ka nisur të shqyrtojë mundësitë për përforcimin e repartit ofensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, me katër futbollistë që…

19 minutes ago