Categories: sport

Simone Inzaghi pritet të largohet nga Al Hilali pas përfundimit të kontratës

Simone Inzaghi pritet ta mbyllë angazhimin e tij si trajner i Al Hilalit në përfundim të këtij sezoni, kur i skadon kontrata me klubin nga Arabia Saudite.

Sipas raportimeve, italiani u ka bërë të ditur drejtuesve të Al Hilalit se nuk synon ta zgjasë marrëveshjen, e cila përfundon në qershor të vitit të ardhshëm. Vendimi vjen pavarësisht pagës prej 26 milionë eurosh në vit.

Të lidhura

None found

Pas largimit nga Interi, Inzaghi mori drejtimin e Al Hilalit në verën e vitit 2025. Gjatë qëndrimit në Arabinë Saudite, ai ka fituar vetëm Kupën e Mbretit.

Raportohet se trajneri dëshiron të kthehet në Itali për të punuar nga sezoni i ardhshëm. Juventusi dhe Napoli janë përmendur më herët si skuadra të interesuara për ta angazhuar.

Përpara emërimit te Al Hilali, Inzaghi kishte drejtuar Interin dhe Lazion, me të cilat kishte arritur suksese.

të fundit

Protestat kundër qeverisë në Shqipëri/ Gazeta italiane: “Albanian Files” iu kthye Ramës në bumerang politik

Protestat dhe përplasjet e dhunshme në Tiranë kanë tërhequr vëmendjen e mediave italiane. Në një analizë të publikuar nga gazeta…

12 seconds ago

Arsenali shqyrton katër kandidatë për sulmin në afatin e janarit

Arsenali ka nisur të shqyrtojë mundësitë për përforcimin e repartit ofensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, me katër futbollistë që…

13 minutes ago

Kapi një peshk dhe fitoi 1 milion dollarë, historia e pabesueshme e 26-vjeçarit

Një udhëtim i zakonshëm për peshkim, është kthyer në një fat të jashtëzakonshëm për një 26-vjeçar në Australi, i cili…

16 minutes ago

Komisioni vijon shqyrtimin e projektligjeve me Rizvanollin, opozita bojkoton mbledhjen

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion ka vazhduar mbledhjen me raportimin e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, për…

17 minutes ago

North Macedonia’s Ministry of Justice sends new draft Criminal Code and Criminal Procedure Code to the European Commission

Ministria e Drejtësisë i ka dorëzuar Komisionit Evropian për mendim Projektligjin Penal dhe Projektligjin e Procedurës Penale, duke vazhduar kështu…

25 minutes ago

Bozhinovska and BAE Systems reaffirm partnership on cybersecurity in the energy sector

Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, mori pjesë në takimin e punës të organizuar në kuadër të…

25 minutes ago