Categories: sport

Spanja mposht Anglinë në “Wembley” dhe shkon në 39 ndeshje pa humbje, De la Fuente tregon formulën e suksesit

Spanja vijon serinë mbresëlënëse pa humbje, pasi triumfoi 3-2 ndaj Anglisë në “Wembley”, në një përballje të pasur me emocione, përmbysje dhe kundërpërmbysje. Ky ishte takimi i 39-të radhazi që “La Roja” e përfundon pa humbje.

Të lidhura

None found

Ekipi i drejtuar nga Luis de la Fuente arriti të dilte fitues në Londër, ndërsa pas përfundimit të ndeshjes trajneri analizoi paraqitjen e skuadrës dhe evidentoi mentalitetin e lojtarëve të tij.

“Patëm 6-7 minuta ku një superfuqi na bëri dëme. Në përgjithësi, besoj se ndeshja ishte nën kontroll. Në disa raste na kushtoi fakti që vrapuam pas shpinës së kundërshtarit”, u shpreh De la Fuente.

Tekniku spanjoll theksoi se forca kryesore e grupit lidhet me ambicien dhe dëshirën e vazhdueshme për progres.

“E gjithë kjo uri është meritë e futbollistëve. Janë ambiciozë dhe kanë dëshirë të përmirësohen. Kjo është meritë e këtij grupi, i cili ka treguar vlera përtej aspektit futbollistik. Janë vlera jetësore që i bashkohen talentit të madh futbollistik”.

Seria prej 39 ndeshjesh pa disfatë përbën një tjetër tregues të nivelit të këtij brezi të Spanjës. Për De la Fuente, çelësi qëndron te mënyra se si skuadra e trajton çdo sfidë.

“Shifrat janë aty. Është shumë e vështirë të bësh atë që po bën kjo skuadër. Ndeshja e radhës do të jetë sikur të jetë e fundit. Ky është sekreti”, deklaroi trajneri spanjoll.

Sa i përket rikthimit të Anglisë në lojë, De la Fuente u ndal te mundësitë e shpërdoruara nga futbollistët e tij, të cilat i dhanë kundërshtarit mundësinë të reagojë.

“Përmbysja nisi kur patëm tri raste të pastra dhe nuk i shënuam. E shihja skuadrën të aftë për të reaguar në çdo rrethanë. Jam i sigurt se edhe me rezultatin 3-1 do të kishim reaguar njësoj”.

Fjalë vlerësimi pati edhe për Ferran Torres, të cilin trajneri e konsideroi një element të rëndësishëm në suksesin e ekipit kombëtar.

“Hugo Sanchez ishte shënuesi më i mirë me golat e shënuar me prekjen e parë. Ferran është një goleador shumë i mirë. Jam i kënaqur me punën e tij dhe prej saj përfitoi më pas edhe Mikel Oyarzabal. Kjo është punë skuadre dhe kjo është forca që kemi”.

De la Fuente foli gjithashtu për Lamine Yamal dhe rolin që talenti i Barcelonës ka në përfaqësuese.

“Nuk e di se çfarë i kërkon Barcelona. Ne i kërkojmë të bëjë atë që i përshtatet më mirë stilit tonë të lojës. Është një mrekulli që është me ne”, përfundoi De la Fuente.

të fundit

Koçeku kërkon dorëheqjen e Ramës: PS-ja që nuk qeveris dot veten, si mund të drejtojë vendin?

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, e zhvilluar këtë të shtunë, ka marrë edhe reagimin e deputetes së pavarur Marjana Koçeku,…

6 minutes ago

De La Fuente vlerëson Pedrin para ndeshjes me Anglinë: Talent i jashtëzakonshëm

Përzgjedhësi i Spanjës, Luis De La Fuente, ka shprehur vlerësime të mëdha për Pedrin para përballjes në Ligën e Kombeve…

18 minutes ago

In Belgrade, Vergori met with the Serbian army commander

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, është takuar sot në Beograd me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të…

23 minutes ago

Afrim Gashi meets Mefail Bajqinovci during visit to Pristina

Deputeti nga radhët e LVV-së, Mefail Bajqinovci, është takuar me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi. Duke…

24 minutes ago

Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja

Besmir Beja është shkarkuar nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave. Besmir Beja ishte emëruar në krye të Drejtorisë…

24 minutes ago

Braçe denies deal for the Ministry of Agriculture: I have never turned votes into personal gain

Pas aludimeve për pakt me Ramën për Ministrinë e Bujqësisë, deputeti Erion Braçe, ka reaguar. [...] Read More... The post…

24 minutes ago