sport

Spanja fiton Nations League pas “ruletës ruse”, kroatët sërish të pafat

Spanja ka fituar Nations League për edicionin 2022/2023, pasi mundi në finale Kroacinë. Koha e rregullt përfundoi pa gola, gjithçka u vendos nga penalltitë në De Kuip (Rotterdam).

Rreziku i parë serioz i takimit erdhi nga Fabian Ruiz në minutën e 10-të. Të besuarit e Dalic iu afruan golit në minutën e 22-të me Kramariç, por vendimtar ishte Laporte, i cili largoi topin. Në fundin e fraksionit provoi edhe Perisic, pa rezultat.

Në pjesën e dytë, Rodri shkaktoi drithërima në stadium, teksa me një predhë nga larg i shkoi shumë pranë zhbllokimit të sfidës.

Në fund emocione të mëdha. Portieri i Kroacisë Livakovic bëri një gabim në prapavijë, por Spanja nuk përfitoi dot. Ivan Perisic shpëtoi skuadrën nga një gol i sigurt, teksa largoi një top të goditur bukur nga Ansu Fati.

As në shtesë nuk pati fitues. Më të saktë nga pika e bardhë u treguan spanjollët, që gabuan vetëm me Laporte, ndërsa kundërshtarët e tyre e pësuan për shkak të pasaktësisë së Majer dhe Petkovic.

të fundit

Incidenti në Vlorë/ Dhuna në stadiumin “Flamurtari” (VIDEO)

Skandal në Vlorë. Ndeshja mes Flamurtarit dhe Teutës, është ndërprerë pas tensioneve dhe përplasjeve të ndodhura në fushën e lojës.…

10 minutes ago

Tragjedi në Lezhë/ I biri u gjet pa shenja jete brenda biznesit, nëna nuk duron dot dhimbjen dhe vret veten

Mbrëmjen e djeshme, një tragjedi në familje ka ndodhur në Lezhë, ku një 42-vjeçar u gjet i pajetë në dyqanin…

36 minutes ago

Jorida Tabaku: Një qeveri e akuzuar si grup i strukturuar kriminal premton të ruajë Shqipërinë nga rreziku jashtëm (VIDEO)

Përmes një video në rrjetin social "Facebook", deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj projektligjit të qeverisë për…

56 minutes ago

Presidenti Begaj pret gazetarët për festat e fundvitit, vlerëson përgjegjësinë e medias ndaj interesit publik (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi pritjen tradicionale me rastin e festave të fundvitit me…

1 hour ago

Alba Pollozhani ndahet live në “Big Brother VIP Kosova” nga i dashuri: Nuk meriton as një takim

Mbrëmjea e djeshme në "Big Brother VIP Kosova", solli një nga momentet më të forta emocionale të këtij edicioni, pasi…

1 hour ago

DW: Këshilli i Mandateve pa vendim për imunitetin e Belinda Ballukut

Pas pesë orësh mbledhje me dyer të mbyllura, Këshilli i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë, nuk arriti të merrte vendim…

2 hours ago