I trishtuar dhe pa diskutim edhe i zhgënjyer, Luciano Spalletti, nuk doli përpara mediave pas eliminimit nga Champions, në vend të tij u shfaq Giorgio Chiellini, me këtë të fundit që foli jo vetëm për post sfidën me Galatasary, por preku edhe disa tema si e ardhmja e Spallettit dhe përpjekjet për të rinovuar kontratën me Dusan Vlahovic:
“Jemi të zhgënjyer, e provuam deri në fund, bëmë një sforco të madhe, por në të njëjtën kohë jemi edhe krenar. Energjia që na dha stadiumi është ajo pas së cilës duhet të kapemi nga këtu e deri në fund të sezonit. Kemi qenë edhe të pafat me disa episode arbitrale. E kuqja e Kelly? Nuk do të kisha dëshirë të ishe në vendin e arbitrit, kam pak për të thënë. Spalletti? Që kur ka ardhur ai kemi gabuar vetëm një ndeshje e gjysmë. Nuk ka pasur kurrë dyshime në lidhje me të ardhmen e tij, ka qenë gjithnjë prioritet. Për Vlahovic të shohim. Po bën gjithçka për t’u rikuperuar, ai është një lojtar që e ka Juven në shpirt, është i rëndësishëm për ne nga këtu e deri në fund të qershorit”, u shpreh Chiellini.
None found
Prej kohësh, në Torino, emri i Osimhen është prezent, me drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” që e shohin si një opsion për të përforcuar fazën ofensive.
Mosfestimi i tij pas golit të shënuar ngriti edhe më shumë dyshime, por nigeriani theksoi se e bëri diçka të tillë në shenjë respekti ndaj Spallettit: “Nuk ishte e nevojshme, ishte në shenjë respekti ndaj një njeriu që ka pasur një rol të rëndësishëm në karrierën time. Përtej kësaj, kjo ishte një ndeshje ku nuk luajtëm mirë, nuk gjeta asnjë arsye për të festuar”, u shpreh Osimhen.
Ndeshja mes Kosovës dhe Irlandës nuk ishte vetëm një 90-minutësh futbolli në “Fadil Vokrri”. Që nga momentet para fillimit e…
Erblin Osmani ka hyrë në historinë e Kombëtares së Kosovës.Talenti i Bayern Munichut, në moshën vetëm 17 vjeç, 4 muaj…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas fitores së Kombëtares së Kosovës ndaj Irlandës në “Fadil Vokrri”. Kosova triumfoi…
Njoftimi i Gjykatës Kushteutese, ka rezultuar me paralajmërimet për veprimet e para nga partitë politike parlamentare. Derisa nga PDK kanë…
Gazetarja Klodiana Lala është shprehur mbrëmjen e sotme se skandali i ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hysenit nuk duhe të trajtohet…
Ish-drejtuesja e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni raportohet se ka kërkuar ekspertim të celularit jashtë Shqipërisë. Aparati telefonik i…