Categories: sport

Spalletti tregon planin për Zhegrovën: kosovari pritet të luajë në pjesën e dytë ndaj Napolit

Edon Zhegrova pritet të marrë minuta në sfidën e Juventusit kundër Napolit, edhe në rast se nuk përfshihet në formacionin titullar. Trajneri Luciano Spalletti ka bërë të ditur se sulmuesi kosovar do të aktivizohet gjatë takimit.

Juventusi vjen në këtë përballje pas një momenti të vështirë. Humbja 2-0 ndaj Genoas në mesjavë e ka lënë ekipin në vendin e nëntë të renditjes së Serie A. Përpara ndeshjes së së dielës, Spalletti u ka kërkuar lojtarëve të reagojnë dhe të shfaqin më shumë vendosmëri për të rikthyer rezultatet pozitive.

Të lidhura

None found

Tekniku italian u pyet edhe për ndryshimet e mundshme në formacion, përfshirë një start të Zhegrovës ose Jeremie Bogës. Nga përgjigjja e tij u kuptua se të dy futbollistët do të kenë mundësinë të luajnë në këtë duel.

“Edhe nëse nuk e nisin si titullarë, ata do të aktivizohen në pjesën e dytë”, deklaroi Spalletti.

Për Zhegrovën, kjo përbën një mundësi për të ndihmuar Juventusin në një ndeshje të rëndësishme. Bardhezinjtë kërkojnë të lënë pas humbjen e fundit dhe të mos distancohen më tej nga skuadrat që synojnë pozitat e kreut.

Spalletti ka theksuar gjithashtu se skuadra duhet të ketë ekuilibër, guxim dhe më shumë dëshirë për sukses sesa kundërshtari. Ai e ka cilësuar përballjen me Napolin si një sfidë jashtëzakonisht të vështirë.

“Na duhet një skuadër me ekuilibër, sepse do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Nuk duhet të kemi frikë në asnjë pjesë të fushës dhe do të kemi pak kohë për të sulmuar. Nuk do të ketë kohë për të folur”, u shpreh trajneri i Juventusit.

të fundit

Thirrja e të riut në protestë: Në 28 nëntor të bashkohen të gjithë shqiptarët për çlirimin final të vendit, Rama nuk na dëgjoi për 135 ditë!

Gjatë protestës para Kryeministrisë, një prej të rinjve të pranishëm ka bërë thirrje për një mobilizim të gjerë më 28…

4 minutes ago

Operacion policor në pesë qytete, arrestohen 13 persona për vepra të lidhura me drogën

13 persona të moshës 18 deri në 46 vjeç janë arrestuar brenda dy ditësh në Shkup, Prilep, Demir Kapi, Bogovinë…

26 minutes ago

Clashes between police and young people as officers spray protesters

Situata është tensionuar para godinës së Kryeministrisë, ku të rinj janë mbledhur në protestë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi…

26 minutes ago

Republic Guard calls for pay rise: We have not been properly valued for 25 years

Punonjësit e Gardës së Republikës kërkojnë rishikimin urgjent të pagave, duke ngritur shqetësimin se nuk po trajtohen financiarisht në përputhje…

27 minutes ago

After intimate videos were published online, Monika Lubonja mocks her critics

Me një postim në “Instagram”, aktorja e njohur Monika Lubonja, ka dhënë një përgjigje për të gjithë ata që e…

27 minutes ago

Situation escalates on Tirana’s streets! Molotov cocktail thrown at police armored vehicle as officers pursue protesters through side streets (VIDEO)

Forcat operacionale të Policisë vijojnë patrullimet në disa zona të Tiranës, me qëllim identifikimin dhe shoqërimin e personave të dyshuar…

28 minutes ago