Luciano Spalletti nuk pret që Kenan Yildiz të largohet nga Juventusi, edhe pse Arsenali raportohet se po interesohet për shërbimet e talentit turk.
None found
Sipas raportimeve të fundit, “Topçinjtë” janë gati të paraqesin një ofertë të konsiderueshme për 21-vjeçarin, ndërsa vlera e mundshme e transferimit mund të arrijë rreth 100 milionë euro.
Megjithatë, këto zëra nuk duket se e shqetësojnë trajnerin italian, i cili ka shprehur qartë dëshirën që Yildiz të vazhdojë të jetë pjesë e Juventusit.
“Jam plotësisht i qetë, sepse të punosh me Yildizin është e lehtë për mua. Mund të ofrojnë çfarëdo shume që duan, unë e dua Yildizin këtu dhe gjithmonë do ta aktivizoj”, deklaroi Spalletti.
Tekniku i Juventusit foli me vlerësim edhe për personalitetin e futbollistit 21-vjeçar, duke nënvizuar pjekurinë e tij dhe faktin se nuk ka arsye të marrë vendime me nxitim për të ardhmen.
Spalletti theksoi se vazhdimësia e Yildizit te Juventusi mbetet me rëndësi për klubin, pavarësisht ofertave apo interesimit që mund të vijë nga skuadra të tjera.
“E ardhmja e tij është tashmë e rëndësishme duke qëndruar te Juventusi, jo sepse ka klube të tjera që duan të shpenzojnë 100 milionë euro për të”, shtoi ai.
Trajneri beson se Juventusi dhe mbështetësit e tij e shohin Yildizin si një lojtar me potencial të jashtëzakonshëm, i cili mund të ngjitet në majat e futbollit.
“Jemi të gjithë të bindur se mund ta shfaqim potencialin e plotë të Kenanit. Ai është një talent që mund të bëhet fenomen në futboll. Edhe tifozët janë të bindur për këtë”, përfundoi Spalletti.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…