Categories: sport

Juventus në alarm, Kenan Yildiz rrezikon të mungojë deri në dy muaj

Fitorja në debutimin e sezonit të ri në Serie A është shoqëruar me një lajm negativ për Juventusin, pasi Kenan Yildiz ka pësuar një dëmtim në këmbë.

Të lidhura

None found

Sipas La Gazzetta dello Sport dhe raportimeve të tjera të mediave italiane, sulmuesi turk iu nënshtrua të hënën ekzaminimeve mjekësore në qendrën stërvitore të klubit në Torino. Përgjigjet e kontrolleve nuk kanë qenë inkurajuese dhe Yildiz mund të qëndrojë jashtë fushës për rreth dy muaj.

Gjithashtu, mediat në Itali bëjnë të ditur se si mundësi mbetet edhe ndërhyrja kirurgjikale për trajtimin e dëmtimit në këmbën e tij.

Problemi i tanishëm nuk lidhet me shqetësimet e përsëritura në gju, nga të cilat Yildiz vuajti në fundin e sezonit të kaluar.

Yildiz ishte grumbulluar nga trajneri Luciano Spalletti për sfidën e parë të Juventusit në Serie A. Në atë takim, “Zonja e Vjetër” triumfoi 1-0 në transfertë ndaj Frosinones, skuadrës së sapo promovuar.

Ky dëmtim e vendos Juventusin përballë rrezikut që të luajë javët e para të sezonit pa një prej futbollistëve më të rëndësishëm të ekipit.

Megjithatë, klubi nga Torino nuk pritet të kërkojë një zëvendësues të drejtpërdrejtë në afatin kalimtar. Luciano Spalletti mund të mbështetet te Jeremie Boga dhe afrimi i ri Kerim Alajbegovic, ndërsa në skuadër është edhe Nico Gonzalez, i cili sezonin e kaluar luajti si i huazuar te Atlético Madrid.

të fundit

Kërçeli rejects claim over “€1 billion”: €6.5 million worth of energy was imported from Serbia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

1 hour ago

Kërçeli kundërshton pretendimin për “1 miliardin”: Nga Serbia u importuan 6.5 milionë euro energji

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

1 hour ago

Jensen Huang’s resignation rocks Nvidia: Espionage suspicions expose bigger issues

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

3 hours ago

Dorëheqja e Jensen Huang trondit Nvidia-n: dyshimet për spiunazh zbulojnë çështje më të mëdha

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

3 hours ago

Liga e Kombeve ka shtatë çerekfinalistë, Danimarka dhe Norvegjia vendosin biletën e fundit

Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…

3 hours ago

36-year-old firefighter dies after falling from a cliff while hiking in Missouri

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…

3 hours ago