sport

Sot vendoset kampioni i ri i botës për klube, Man City dhe Fluminense

Futbollistët e Manchester Cityt dhe Fluminenses do të vendosin se kush do të jetë kampioni i ri i botës për klube në stadiumin King Abdullah në Jeddah.

Kampionati Botëror i Klubeve po përfundon dhe tradicionalisht në finale do të luajnë skuadrat më të mira nga Evropa dhe Amerika e Jugut.

Të lidhura

None found

Manchester City, kampion i Kontinentit të Vjetër, konsiderohet favorit ndaj fituesit të Copa Libertadores, Fluminense.

Skuadra e Pep Guardiolës nuk pati asnjë problem në gjysmëfinale dhe mundi japonezët e Urawa me rezultat 3-0. Nga ana tjetër, Fluminense ishte më e mirë se egjiptianët e Al Ahly me rezultat 2-0.

Në këtë ndeshje, City do të luajë pa dy nga futbollistët më të mirë dhe yjet më të mëdhenj, të lënduarit Kevin de Bruyne dhe Erling Haaland. Dyshja vrasëse, më saktë, janë shëruar nga lëndimet e tyre, por nuk kanë të drejtë të luajnë për shkak të rregullave të FIFA-s.

Gjegjësisht, FIFA nuk i lejon lojtarët që nuk janë regjistruar për gjysmëfinale të luajnë në finale. Kështu u zhgënjyen tifozët e Cityt që prisnin me padurim rikthimin e De Bruyne dhe Haaland.

Fituesi i finales së sotme do të fitojë një pasuri të vërtetë. Kampioni i ri i botës për klube do të marrë 4.65 milionë euro, ndërsa humbësi 3.5 milionë euro.

Takimi mes Manchester Cityt dhe Fluminense do të luhet sonte në orën 19:00 në stadiumin King Abdullah në Jeddah të Arabisë Saudite. /Telegrafi/

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

6 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

6 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

6 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

7 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

7 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

7 hours ago