Categories: sport

Bamba Drissa kalon nga Bregu i Fildishtë te Sopoti në Kategorinë e Parë

Sopoti ka bërë të ditur transferimin e portierit nga Bregu i Fildishtë, Bamba Drissa, duke konfirmuar edhe ekskluzivitetin e raportuar nga “Newsport.al”.

Gardiani 32-vjeçar ka firmosur një kontratë njëvjeçare me klubin librazhdas, ndërsa marrëveshja përfshin edhe të drejtën e rinovimit. Afrimi i tij përbën një lëvizje të veçantë dhe të papritur për Kategorinë e Parë.

Të lidhura

None found

Drissa i bashkohet Sopotit pas disa vitesh eksperiencë te Stade d’Abidjan në Ligën e Parë të Bregut të Fildishtë. Ai ka qenë gjithashtu pjesë e kombëtares U-22 të këtij shteti.

“Klub Futboll Sopoti ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e portierit nga Bregu i Fildishtë, Bamba Drissa. Mes klubit dhe portierit 32-vjeçar është nënshkruar kontratë njëvjeçare me të drejtë rinovimi. Drissa vjen si një afrim cilësor për librazhdasit, pas një eksperience disa vjeçare me Stade d’Abidjan në Ligën e Parë dhe po ashtu si pjesë e kombëtares U-22 të Bregut të Fildishtë”, njoftoi klubi i Sopotit.

të fundit

Berisha u bën thirrje qytetarëve të mbështesin studentët: Nesër në orën 10:00, të gjithë para universitetit, deri në fitore

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u është drejtuar shqiptarëve me një videomesazh, në të cilin ka bërë thirrje për…

10 minutes ago

Tifozët zgjedhin më të mirin e historisë, Messi dhe Ronaldo në garë për çmimin B.O.A.T

Janë zbuluar kandidatët për çmimin e ri “Ballon d’Or Of All Time” (B.O.A.T), i cili do të ndahet me rastin…

12 minutes ago

Salah i përgjigjet me “35%” presidentit të Besiktasit pas fitores së Trabzonsporit

Mohamed Salah ka thumbuar presidentin e Besiktasit, Serdal Adali, pas fitores së Trabzonsporit me rezultat 2-0 ndaj skuadrës nga Stambolli,…

12 minutes ago

Egzon Shaltit i shqiptohen 25 vjet burg për vrasjen e Auron Ferizit në Viti

Gjykata Themelore në Gjilan shpalli aktgjykim dënues ndaj Egzon Shaltin i akuzuar për vrasjen e Auron Ferizit, më 8 nëntor…

18 minutes ago

Ditmir Bushati mbështet protestuesit: Të rinjtë po kërkojnë një Shqipëri të re

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar për herë të parë në lidhje me protestat masive të të rinjve dhe…

24 minutes ago

Irma Libohova dënon dhunën ndaj protestuesve: “Larg duart nga studentët! IKNI!”

Vala e revoltës popullore po merr një mbështetje gjithnjë e më të gjerë nga figurat më të njohura të artit…

24 minutes ago