sport

Skuka “thumbon” bardheblutë: Të luaja për Tiranën? Më mirë 6 muaj stërvitje individuale

Xhuliano Skuka u kthye te Partizani pas 1 viti, në formën e huazimit nga Metz. Këta të fundit në Francë zotërojnë kartonin dhe po shihej opsioni më i mirë për vetë lojtarin që të huazohej. Kjo për shkak dhe se aventura te Maribor u mbyll pas 6 muajve

Skuka ka “thumbuar” Tiranën se nuk do e zgjidhte atë këtë merkato, duke i dhënë përparësi dhe stërvitjes individuale për 6 muaj. Këtë e bëri pas një pyetje nga gazetari i emisionit “Zona 30” në RTSH.

Të lidhura

None found

Në këtë merkato të janarit nuk do të thërriste presidenti Gaz Demi, por presidenti Refik Halili, do të shkoje te Tirana?

“Jo. S’ka gjë, më mirë 6 muaj stërvitje individuale, pastaj kthehem te Metz”, u përgjigj Skuka.

Kujtojmë se sulmuesi 25-vjeçar mori vendin e Rrapajt në minutën e 80’ të ndeshjes Partizani – Teuta(1-0). Një debutim për herë të dytë, që u mbyll me fitoren e të kuqve në javën e 19 të Superiores. /newsport.al/

të fundit

Ishte gati të shkrinte gjithë pasurinë e tij që Meta të dilte nga burgu, Kujtim Cakrani flet për përçarjen e tij me ish-presidentin! A ishte komploti arsyeja?

Një nga lajmet që pak kush e priste ishte "ndarja" mes avokatit Kujtim Cakrani dhe ish-presidentit Ilir Meta. Vetëm pak…

3 minutes ago

Gjashtë të vdekur nga sulmi me armë në një qendër për të rinj në Stade të Gjermanisë

Bilanci i viktimave nga të shtënat me armë në një qendër mirëqenieje për të rinj në Stade, në veri të…

7 minutes ago

Përplasjet SHBA-Iran ngadalësojnë lundrimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit

Qarkullimi i anijeve tregtare në Ngushticën e Hormuzit pësoi ngadalësim gjatë fundjavës, pasi një cisternë u godit dhe shkëmbimet e…

8 minutes ago

Dita e 30-të e protestave kundër qeverisë, qytetarët mblidhen në Sheshin “Skënderbej” me thirrjet “Rama ik”

Sot shënohet dita e 30-të e protestave masive kombëtare kundër kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij qeveritar. Qytetarë të…

9 minutes ago

Motoçiklisti humb jetën pas një aksidenti rrugor në Kumanovë

Një motoçiklist humbi jetën në një aksident trafiku që ndodhi sot rreth orës 12:46 në rrugën "Done Bozhinov" në Kumanovë.Siç…

12 minutes ago

Mbappé pranë një tjetër arritjeje historike në fazën eliminatore të Kupës së Botës

Kylian Mbappé mund të bëhet golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në ndeshjet eliminatore të Kupës së Botës.…

13 minutes ago