Dinamo triumfoi 0-1 ndaj Skënderbeut në “Elbasan Arena”, në takimin e vlefshëm për javën e dytë të “Abissnet Superiore”. Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i skuadrës korçare, Julian Ahmataj, komentoi paraqitjen e ekipit dhe vendimet e arbitrimit.
None found
“Në futboll ndonjëherë duhet edhe fati. Krijuam dhe provuam shumë, por shpërdoruam gjithashtu raste. Kam rezervat e mia dhe mendoj se mund të kishte një 11-metërsh për ne, megjithatë nuk dua të ndalem te kjo pjesë. Ndeshja tashmë ka përfunduar dhe më vjen keq, sepse futbollistët dhanë gjithçka në fushë.
Humbëm shumë mundësi, por kjo na jep besim për vazhdimësinë. Kemi potencialin të jemi një skuadër e mirë dhe konkurruese. Përballë kishim një ekip që punon prej tre vitesh me të njëjtin trajner. Përjashtuar 10 minutat e para, kur nuk ishim në nivelin e duhur, mendoj se më pas loja shkoi në favorin tonë.
Dinamo luante me romb dhe kështu krijonte epërsi në mesfushë. Për këtë arsye u detyruam të rreshtoheshim me skemën 3-5-1-1. Pas minutës së 15-të e gjetëm veten dhe ndryshimi që bëmë në atë zonë funksionoi. Patëm mundësi të shkonim te goli, por në pjesën e dytë e ndryshuam tërësisht mënyrën e lojës, pasi iu rikthyem manovrës që kemi përdorur gjatë gjithë kësaj periudhe.
Na mungoi pasimi i fundit. Një futbollist që ka vetëm dy ditë stërvitje nuk mund të luajë 90 minuta pa e ndier ngarkesën, sidomos në këtë pjesë të kampionatit. Nasr është ndër lojtarët më cilësorë të kampionatit në rolin e tij, por mungesa e përgatitjes ndikon te finalizimi dhe te qartësia e veprimeve.
Çdo manovër mund të përmirësohet. Jemi një skuadër e re dhe kjo ishte vetëm ndeshja jonë e dytë. Lojtarët po përshtatin dhe po automatizojnë veprimet mes tyre. Në futboll asgjë nuk ndodh menjëherë dhe nuk realizohet me një buton. Kemi shpresë, sepse në ekip ka futbollistë të mirë e cilësorë. Pavarësisht rezultatit të sotëm, besoj se do të ndërtojmë një skuadër të fortë.
Sa i përket strategjisë “all-in” dhe mundësisë për të ruajtur barazimin, Ahmataj tha: “Sigurisht që nuk pësuam gol nga tranzicioni, edhe pse ishim me një lojtar më shumë. Ishte një moment mungese përqendrimi, diçka që mund t’i ndodhë çdo skuadre. Në minutat e fundit, fakti që një lojtar kishte dalë jashtë nuk ndikoi”.
René Higuita nuk ishte një portier i zakonshëm. Ai ishte një prej figurave më të pazakonta që ka parë futbolli,…
Deivid HoxhaI ardhur në merkaton e verës te skuadra e Egnatias prej Panetolikos-it nga Superliga greke, talenti shqiptar Deivid Hoxha…
Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, i është kundërpërgjigjur Jose Mourinhos, i cili i sulmoi ashpër gjyqtarët pas humbjes 2-1…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në Igumenicë të Greqisë, ku një 25-vjeçare është gjetur…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në Igumenicë të Greqisë, ku një 25-vjeçare është gjetur…
Tirana do të presë nesër Konferencën e 42-të të Shoqatës së ish-Studentëve Evropianë të Akademisë Kombëtare të FBI-së, FBINAA European…