sport

Skenari i zi: Vetëm kështu, Shqipëria mund të mbetet jashtë Gjermanisë

Shqipëria do të jetë në “Gjermani 2024”, edhe pse duhet të presë ndeshjet e nëntorit për ta konfirmuar zyrtarisht pjesëmarrjen në finalet e eventit të madh të futbollit.

Dy ndeshjet e kësaj të diele në Grupin E, ku bën pjesë edhe Shqipërisë, treguan se kuqezinjtë e meritojnë plotësisht të jenë në krye dhe ta mbyllin në vendin e parë këtë fushatë eliminatoresh.

Të lidhura

None found

Çekia fitoi me shumë vështirësi ndaj Ishujve Faroe (1-0), ndërsa Polonia mori vetëm një pikë në Varshavë përballë Moldavisë. Shqipëria ka 13 pikë, Çekia 11, Polonia 10 dhe Moldavia 9.

Nëse merr vetëm një pikë në dy ndeshjet e fundit me Moldavinë në transfertë ose Ishujt Faroe në “Air Albania”, Shqipëria është matematikisht e kualifikuar, por edhe nëse i humbet, sërish shanset janë të mëdha për ta mbyllur të paktën në vendin e dytë.

Ata që na kanë dhuruar kaq shumë emocione në këto eliminatore as e mendojnë këtë skenar.

Qëllimi është një dhe vetëm një: ta sigurojmë vendin e parë që në ndeshjen e radhës në transfertë me Moldavinë.

Vetëm një kombinim në kufijtë e së pamundurës e zhvendos skuadrën e Sylvinhos në vendin e tretë: Çekia fiton me Poloninë dhe shkon në kuotën e 14 pikëve, Moldavia mposht Shqipërinë dhe Çekinë dhe e mbyll e para e grupit me 15 pikë, ndërsa kuqezinjtë humbin edhe në “Air Albania” përballë Ishujve Faroe.

Ata që na kanë dhuruar kaq shumë emocione në këto eliminatore as e mendojnë këtë skenar. Qëllimi është një dhe vetëm një: ta sigurojmë vendin e parë që në ndeshjen e radhës në transfertë me Moldavinë.

të fundit

Following Agasi’s Arrest, Police Search Uljan Shpataraku’s Home near the “Dry Lake

Veprimet hetimore pas arrestimit të bujshëm të Ergys Agasit dhe ish-efektivit të policisë Uljan Shpataraku po vijojnë me në kryeqytet.…

2 hours ago

Ergys Agasi Arrested, Klodiana Lala Reveals Details: BKH Questioning Him, Search Underway for Those Who Helped Him

Zbardhen detaje të reja lidhur me arrestimin e të shumëkërkuarit Ergys Agasi gjatë aksionit të policisë, ndërsa organet e drejtësisë…

2 hours ago

PHOTO/ Ergys Agasi pictured at police station after capture in Durrës

Është siguruar fotoja e parë e të shumëkërkuarit të arrestuar Ergys Agasi nga brenda ambienteve të rajonit të policisë, fill…

2 hours ago

Taranto 2026”, Shqipëria U-21 eliminohet në përfundim të fazës së grupeve

Algjeri-ShqipëriKombëtarja shqiptare U-21 ka mbyllur rrugëtimin në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, pasi e përfundoi Grupin B në vendin e tretë…

2 hours ago

Përcaktohen 36 ekipet pjesëmarrëse në Ligën e Kampionëve 2026/27

Kualifikimet për sezonin e ri të Ligës së Kampionëve kanë përfunduar dhe tashmë janë përcaktuar të gjitha 36 skuadrat që…

2 hours ago

Shtatë futbollistët shqiptarë që pritet të luajnë në Ligën e Kampionëve

Faza e ligës së Ligës së Kampionëve 2026/27 do të ketë edhe një prani të konsiderueshme shqiptare, me disa futbollistë…

2 hours ago