sport

Skenar i ri për Brojën, Chelsea e ofron në shkëmbim për mesfushorin e kombëtares

Armando Broja është një nga lojtarët më të përforlur në Angli gjatë këtyre javëve, teksa e ardhmja e sulmuesit kuqezi mbetet ende në pikëpyetje.

Paraqitjet e tij me Southampton kanë qenë pozitive aq sa 20-vjeçari konsiderohet si një lojtar potencial për të dhënë kontributin e tij për Chelsea, por ofertat e  fundit në drejtim të sulmuesit mund të lëkundin drejtuesit e “Bluve të Londrës” që të mbushin arkën nga shitja e Brojës.

Të lidhura

None found

Mediat britanike tani kanë treguar një tjetër skenar të mundshëm. Skuadra e Thomas Tuchel mund të kërkojë shkëmbimin e Brojës me Declan Rice, futbollistin e West Ham. “Çekanët” kanë shprehur dëshirën për të blerë lojtarin e Kombëtares së Shqipërisë, ndërsa në anën tjetër Tuchel kërkon Rice në “Stamford Bridge” dhe në të tilla kushte mund të aplikohet një formulë shkëmbimi me Chelsea që do të ofronte për Rice, Armando Brojën dhe Ross Barkley.

Për 23-vjeçarin e West Ham ka interes dhe nga Manchester United dhe kampionët e Manchester City, por tani në lojë futet edhe Chelsea. Fakti që West Ham e ka në listën e dëshirave Brojën, mund të ndikojë në gjetjen e një marrëveshje për të kryer këtë operacion, që do të bënte që të gjitha palët të ishin të lumtura në fund.

Tags: brojachelsea

të fundit

Gusia: Shkelja e parë ndaj Arlinda Zekajt ndodhi në Qendrën për Punë Sociale, të pritet raporti me afat 52-orësh nga Kurti

Drejtoresha ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, Edi Gusia, ka kërkuar që në rastin…

16 seconds ago

Zhegrova renditet i dyti për shanse të krijuara, ndonëse ka luajtur vetëm 141 minuta

Sulmuesi Edon Zhegrova ka krijuar plot nëntë shanse këtë sezon, i dyti me më së shumti pas Douglas Luizit, pavarësisht…

4 minutes ago

Denoncohet tregtari në Itali pas mesazheve kërcënuese: “Kush vjedh, do t’i vrasim gjithë familjen

Një tregtar 35-vjeçar me shtetësi kineze është denoncuar në Itali, pasi vendosi në raftet e dyqanit të tij tabela me…

4 minutes ago

Droni mbi fushë ndal përkohësisht ndeshjen Arsenal–Fleetwood pas dy minutash

Ndeshja mes Arsenalit dhe Fleetwood Townit në EFL Cup angleze u ndërpre vetëm pas dy minutash lojë, pasi një dron…

10 minutes ago

Debat për mbrojtjen ligjore të guvernatorit, miratohen ndryshimet; Gjiknuri shpreh kundërshtime, Zaçaj përmend Luksemburgun

Në Komisionin e Ligjeve, deputetët socialistë votuan në favor të ndryshimit të dy neneve të ligjit për Bankën e Shqipërisë.…

13 minutes ago

Zegjine Çaushi mohon blerjen e banesës 240 mijë euro: Kam prenotuar apartament me kredi dhe këste

Deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, ka kundërshtuar pretendimet se pak muaj pasi mori mandatin parlamentar bleu një banesë në…

14 minutes ago