Luiza Gega nuk ka udhëtuar ende drejt Parisit për pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike, ndaj nuk ka qenë në ceremoninë e hapjes së aktivitetit. Por aty ajo ka parë me keqardhje se si delegacioni shqiptar është shfaqur duke valëvitur një flamur i cili nuk është zyrtar shqiptar, por një nga imitimet false që qarkullojnë.
Një ngjarje për të cilën ajo ka shprehur pakënaqësinë e saj dhe e ka cilësuar si të papranueshme që të parakalohej me atë që nuk është simboli kombëtar, ai për të cilin merret pjesë në gara të tilla.
“Ajo që nuk më pëlqeu është se vura re që flamuri ynë nuk ishte siç duhej, shqiponja nuk ishte shqiponja e vërtetë, pra ishte ai imitimi kinez dhe kjo nuk më pëlqeu, sepse mendoj që unë të paktën nuk do ta kisha pranuar kurrsesi. Duhet pasur një kujdes shumë i madh kur bëhet fjalë aq më tepër për flamurin, sepse kjo është arsye përse ne shkojmë aty, të prezantojmë kombësinë nga vijmë, ngjyrat e flamurit, etj”, tha Gega.
“Kush e ka përgjegjësinë për këtë flamur? Nuk e kam idenë të them të drejtën, vetëm e vura re nga rrjetet sociale dhe pashë… sepse e di shumë mirë sesi është shqiponja, qoftë tek kthetrat, qoftë tek sqepi, qoftë tek bishti. Po të kisha qenë flamurmbajtëse nuk do të kisha pranuar kurrsesi që të parakaloja me një flamur që nuk është i duhuri”, theksoi atletja shqiptare.
Ish-fituesi i Topit të Artë, Jean-Pierre Papin, ka kritikuar Kylian Mbappen për mënyrën se si u prezantua në media gjatë…
Analisti Erl Murati, i ftuar në emisionin “Prime News24”, ka komentuar situatën rreth ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe akuzave ndaj saj,…
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, komentoi mundësinë e një kërkese të dytë nga SPAK…
Mbreti Charles III vijoi vizitën e tij në Bahamas me homazhe për katër marinsat bahamianë që humbën jetën në vitin…
Ndarjet e reja parashohin 102 milionë euro për pagat, përfshirë pagën e 13-të dhe kompensimin retroaktiv të përvojës së punës,…
Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim për Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt në…