Një incident i rëndë është regjistruar në sfidën kualifikuese të Champions League mes Larne dhe Crvena Zvezda, e cila u mbyll me fitoren 0-4 të ekipit serb. Gjatë takimit, në tribunën e tifozëve vendas u shfaq një pankartë me një mesazh provokues.
None found
Pankarta paraqiste siluetën e territorit të Kosovës të mbuluar me flamurin dhe simbolet e Serbisë, shoqëruar me mbishkrimin “Kosova është Serbi”. Ky veprim u krye nga ana e mbështetësve të klubit irlandez.
Vetë klubi Crvena Zvezda e përforcoi jehonën e këtij gjesti duke e shpërndarë atë në llogaritë e veta zyrtare në median sociale, ku shprehu edhe falënderime të hapura për skuadrën kundërshtare.
Megjithëse rregulloret e UEFA-s ndalojnë kategorikisht shfaqjen e mesazheve politike dhe përçmuese në fushat e lojës, duke kërkuar vazhdimisht mbajtjen e politikës larg sportit, nga ana e këtij institucioni ende nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar për këtë rast.
Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…