Categories: sport

Skandal i ri në Botëror, FBI heton Federatën Argjentinase për dyshime pastrimi parash

Teksa kombëtarja e Argjentinës po feston ecurinë e saj në Kupën e Botës në Shtetet e Bashkuara, jashtë fushës po merr formë një çështje e rëndë financiare. Autoritetet amerikane kanë hapur një hetim ndaj Federatës së Futbollit të Argjentinës (AFA), nën dyshimet për pastrim parash dhe shkelje të tjera financiare që kapin vlerën e mbi 300 milionë dollarëve.

Një nga zhvillimet më të rëndësishme të këtij procesi ndodhi në Miami, po në qytetin ku ishte vendosur delegacioni argjentinas i kryesuar nga presidenti i AFA-s, Claudio “Chiqui” Tapia.

Të lidhura

None found

Në kuadër të verifikimeve, agjentë të FBI-së dhe prokurorë të Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së morën në pyetje biznesmenin Guillermo Tofoni për mënyrën financiare me të cilën janë administruar kontratat tregtare ndërkombëtare të AFA-s.

Seanca me Tofonin zgjati më shumë se dy orë dhe bën pjesë në një hetim paraprak, i cili synon të sqarojë nëse veprimet e AFA-s përmes bankave dhe kompanive me bazë në SHBA përbëjnë vepër penale sipas legjislacionit amerikan.

https://x.com/UHN_Deportes/status/2074674863566946454

Tapia nën presion të dyfishtë

Rrethanat bëhen edhe më të ndërlikuara nga fakti se krerët e AFA-s, mes tyre edhe vetë Tapia, ndodhen në Shtetet e Bashkuara gjatë zhvillimit të Kupës së Botës. Në mënyrë ironike, Tapia arriti të marrë leje nga gjykata speciale për këtë udhëtim, edhe pse në Argjentinë kishte ndalim për të dalë jashtë vendit.

Në vendin e tij, ai po përballet me ndjekje penale për dyshime mbi keqmenaxhimin e fondeve tatimore dhe pensionale, me një vlerë që kalon 19 miliardë peso (11,168,827 euro). Çështja në SHBA po ndiqet nga tre prokurorë federalë të specializuar në krime ekonomike: Patrick Gushue dhe Christopher Ting nga Uashingtoni, si edhe Michael Berger nga Zyra e Prokurorit të SHBA-së për Distriktin Jugor të Floridës.

Misioni i tyre është të sigurojnë prova të mjaftueshme për të vendosur nëse do të nisin procedura penale formale. Për momentin, ende nuk ka akuza zyrtare. Hetimi mbetet në fazat e para dhe objektivi është të identifikohen të gjitha palët e përfshira, të shqyrtohen lëvizjet financiare dhe të analizohen mekanizmat e përdorur nga AFA në aktivitetet e saj ndërkombëtare.

Edhe Evropa është përfshirë në histori

https://x.com/partidazocope/status/2074775588997415421

Kësaj situate i shtohet edhe fakti se në histori ka hyrë edhe Parlamenti Evropian. Është kërkuar një hetim lidhur me mënyrën si ka menaxhuar Gianni Infantino, si edhe për vendime të pretenduara arbitrimi që kanë favorizuar skuadra të caktuara në këtë kampionat.

Në tërësi, gjithçka lë të kuptohet se Kupa e Botës e këtij viti në SHBA do të kujtohet jo vetëm për atë që ndodhi në fushë, por edhe për vargun e madh të skandaleve që e shoqëruan.

të fundit

Molotovi përfshin në flakë autobotin e policisë, përplasjet në sheshin “Skënderbej” vijojnë prej orësh

Një prej autoboteve të policisë është përfshirë nga flakët, pasi një molotov i hedhur nga protestuesit shpërtheu tek gomat e…

10 minutes ago

Do të qëndrojmë në garë deri në fund”, Arlind Kurti analizon vështirësitë e Laçit

Arlind KurtiMbrojtësi dhe kapiteni i Laçit, Arlind Kurti, u vlerësua me çmimin “Lojtari i Ndeshjes” në duelin ndaj Vllaznisë, të…

27 minutes ago

Mickoski discusses energy system challenges and capacities during visit to REK Bitola

Kryeministri Hristijan Mickoski sot ishte për vizitë pune në KRE Manastir dhe realizoi takim me udhëheqësit e KRE Manastir dhe…

28 minutes ago

Edi Rama honors the memory of Adem Jashari on November 28

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përkujtuar sot në Facebook ditëlindjen e Adem Jasharit, duke e quajtur Komandant Legjendar të…

28 minutes ago

Morinë, symbolic protest for the removal of customs duties between Albania and Kosovo

Në pikën kufitare të Morinit, mes Kukësit dhe Kosovës, është mbajtur sot një protestë simbolike me sloganin "28 Nëntori, protestë…

29 minutes ago

Prosecution seeks pre-trial detention for three suspects in the “Border 2” case

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre të pandehurve në rastin…

29 minutes ago