Një skandal të vërtetë para fillimit të Botërorit në Katar ka shkaktuar trajneri i ekipit brazilian të futbollit, Tite. Ai urdhëroi futbollistët që synon të ftojë në kombëtare të falsifikojnë dëmtime për të shmangur ndeshjet e mbetura të klubeve para Botërorit, por në fund ky skandal u zbardh.
Në Kupën e Botës në Katar, Tite dëshiron të ketë në dispozicion lojtarët më të mirë. Prandaj, ai urdhëroi disa prej tyre që të falsifikojnë lëndime dhe të mos luajnë për klubet në ndeshjet e mbetura para se të bashkohen me kombëtaren.
None found
Këtë lajm e ka bërë të ditur braziliani Globo me ndikim, dhe burimi i tyre me siguri është sulmuesi i njohur Gabriel Barbosa, Gabigol, ndaj të cilit trajneri brazilian u tregua shumë i vrazhdë dhe tashmë i kishte thënë se nuk do ta çonte në Katar, ndaj ai tani dëshiron të hakmerret ndaj tij.
–Tite ka kërkuar që lojtarët të falsifikojnë lëndimet e tyre për të shmangur paraqitjet për klubin në periudhën e ardhshme”, shkruan gazeta Globo dhe shton më poshtë: “Gabigol e pyeti Titen se çfarë lloj dëmtimi duhet të falsifikojë. Ky i fundit më pas i tha se nuk kishte nevojë të vepronte sepse nuk do ta çonte në Kupën e Botës”, thuhet në këtë letër.
Te brazilianët, së fundmi kanë pësuar lëndime Richarlison dhe Paquet, por sipas informacioneve që vijnë nga Brazili, ata do të jenë plotësisht gati për të luajtur në kombëtare.
Në Botërorin e Katarit, Brazoli do të jetë në grupin G me Zvicrën dhe Kamerunin dhe Serbinë. /G.D albeu.com/
Mauricio Pochettino e ka nisur në mënyrën më të keqe aventurën e tij te Manchester Unitedi. Humbja 4-0 në debutimin…
Liam Rosenior po përjeton një kapitull krejtësisht ndryshe në karrierën e tij si trajner. Pas largimit nga Chelsea, tekniku anglez…
Analisti Arbër Hitaj ka komentuar në emisionin “Prime News24” në News24 raportet brenda Partisë Socialiste dhe mbështetjen që kryeministri Edi…
Presidenti amerikan, Donald Trump, do t'i akordojë ish-kryebashkiakut të Nju Jorkut, Rudy Giuliani, Medaljen Presidenciale të Lirisë, nderimin më të…
Tre anije cisternë nafte janë përfshirë nga flakët pas shpërthimeve të fuqishme në Ngushticën e Hormuzit, pasi dyshohet se kanë…
Familjarët e mashtruesit nga Kosova, Endrit Azemi, i cili kishte hapur një GoFundMe, duke u shtirur se vuante nga Leuçemia…