sport

Situatë ekstreme, ekipi pjesëmarrës në Botëror detyrohet të nisë tre javë karantinë pas kërkesës së SHBA

Kur mbetet më pak se një muaj nga fillimi i Kupës së Botës 2026, ekipi i Republikës Demokratike të Kongos po përballet me një situatë të paprecedentë që kërcënon të ndërlikojë përgatitjet e saj për aktivitetin.

Sipas “ESPN”, autoritetet amerikane kanë vendosur një periudhë izolimi shëndetësor të detyrueshëm prej 21 ditësh për ekipin kombëtar kongolez para se të hyjë në SHBA, si masë parandaluese në lidhje me shpërthimin e rasteve të ebolës në vendin afrikan.

Të lidhura

None found

Ekipi i cili aktualisht po stërvitet në Belgjikë, u detyrua të miratojë menjëherë një protokoll të rreptë shëndetësor, duke hyrë në një karantinë të mirëfilltë për të shmangur çdo rrezik që mund të rrezikonte pjesëmarrjen në turne. Endrju Xhiuliani, kreu i grupit të punës për Kupën e Botës në Shtëpinë e Bardhë zbuloi ashpërsinë e masave.

Çdo person i ri që i bashkohet grupit do t’i nënshtrohet izolimit të veçantë, me qëllim parandalimin e infeksioneve të mundshme brenda delegacionit.

Autoritetet amerikane janë të shqetësuara se shfaqja e mundshme e një rasti të dyshuar ose simptomatik, mund të rrezikojë seriozisht praninë e RD Kongos në aktivitet.

Ekipi kongolez ka planifikuar të qëndrojë në Hjuston dhe do të debutojë në turne më 17 qershor kundër Portugalisë, përpara se të përballet me Kolumbinë dhe Uzbekistanin në fazën e grupeve.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka lëshuar një alarm të ri ndërkombëtar pas përhapjes së fundit të Ebolës në pjesën lindore të Republikës Demokratike të Kongos, ku janë regjistruar dhjetëra infeksione dhe disa vdekje të konfirmuara. Kjo situatë i ka shtyrë autoritetet shëndetësore dhe sportive të miratojnë masa të jashtëzakonshme në prag të Kupës së Botës.

të fundit

Yildirim refuzon dorëheqjen e Kartalit pas incidentit me shishen në ndeshjen ndaj Romës

Një situatë e pazakontë ka ndodhur te Fenerbahçe pas barazimit 1-1 ndaj Romës në Ligën e Kampionëve, me trajnerin Ismail…

7 hours ago

Horoskopi 11 Shtator 2026/ Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Dashi Marrëdhëniet tuaj personale mund të shtyhen më tej në një krizë të thellë. Mundohuni të ruani qetësinë dhe të…

7 hours ago

‘I don’t know what to say about the wiretaps’/ Arjeta Puca speaks about Ron Yeffet: will invest 70 million euros

Sipërmarrësja shqiptare e Timak Albania, Arjeta Puca e cila është përfshirë në bashkëpunim me biznesmenin amerikano-izraelit Ron Yefet, ka treguar…

7 hours ago

46-year-old Albanian sentenced to six years in prison in Austria for burglarizing nine homes, damage reaches €40,000

Një 46-vjeçar shqiptar është dënuar me gjashtë vite burg nga drejtësia austriake, pasi u shpall fajtor për një seri vjedhjesh…

7 hours ago

Adrian Gjebeshi, alias Merlika, arrested with a gun and €20,000 at his hotel in Fushë-Krujë

Policia e Shtetit ka vënë në pranga ditën e sotme Adrian Gjebeshin, i njohur edhe si Adrian Merlika. 40-vjeçari është…

7 hours ago

“S’di ça të them për përgjimet”/ Arjeta Puca flet për Ron Yeffet: Do investojë 70 milionë euro

Sipërmarrësja shqiptare e Timak Albania, Arjeta Puca e cila është përfshirë në bashkëpunim me biznesmenin amerikano-izraelit Ron Yefet, ka treguar…

7 hours ago