sport

Silvinho tregon çelësin e suksesit me Shqipërinë: Teknologjia na ka ndihmuar

Trajneri i ekipit Kombëtar të Shqipërisë, Silvinho Mendes Campos Júnior ka dhënë një intervistë për median braziliane “OGOL” ku ka komentuar suksesin e arritur në edicionin e fundit kualifikues të Kampionatit Europian, vendi i parë në Grupin E dhe kualifikimi në finalet “Gjermani 2024”.

Tekniku brazilian tha se është bërë një punë e madhe përmes databazës së të dhënave në Federatën Shqiptare të Futbollit, nga ku u zbulua edhe sulmuesi, Jasir Asani i cili spikati me golat e tij të bukur dhe vendimtar në sfidat kualifikuese.

Të lidhura

None found

“Sekreti është te interpretimi i të dhënave. Databaza e të dhënave është e mrekullueshme. Teknologjia na ndihmon shumë. Të gjithë ne që punojmë në futboll duhet të jemi të përgatitur për të interpretuar të dhënat dhe gjërat janë bërë më të thjeshta. Nga vjen, si vjen, kush është kundërshtari, çfarë ndodhi, si ndodhi – filtrojmë të dhënat dhe pastaj nisim punën në fushë”, – tha fillimisht trajneri i ekipit tonë kombëtar.

Më tej, tekniku kuqezi shpjegoi edhe dallimet mes punës së përditshme në një klub dhe në ekip Kombëtar.

“Kjo të bën edhe më të çmendur (të presësh ndeshjet e Kombëtares). Janë dy punë të ndryshme. Futbolli është padyshim i njëjtë, por menaxhimi është i ndryshëm. Imagjinoni të keni një ndeshje shumë të përgatitur në detaje dhe të duhet të presësh edhe një muaj për të nisur punën me futbollistët. Kështu që do të duhet të kërkoni mënyra të tjera të për të menaxhuar situatën dhe madje të futeni në më shumë detaje. Është e vërtetë që në një klub keni imazhe të asaj çfarë dëshironi, stërvitjes dhe gabimeve gjatë një seance stërvitore, më pas ndeshja ku lojtari bëri apo jo gabime. Pra, procesi në një klub është më i shkurtër, ndërsa në një ekip Kombëtar ti gjithmonë thua: ‘Nuk kam kohë’. Kështu që e vetmja mënyrë është të punosh edhe më shumë me videoanalizë”, u shpreh trajneri Silvinjo.

Analiza e Silvinjos vijon me mënyrën e punës së futbollistëve në një ekip Kombëtar dhe thotë se duhet të pasur kujdes për të shmangur gabimet.

“Të paktën gjysma e lojtarëve i nënshtrohet një procesi kontrolli nëpërmjet videove. Duhet të jesh shumë i saktë dhe të kuptosh se çfarë thuhet: ‘E di që skuadra jote luan në këtë mënyrë, trajneri juaj ju kërkon këto gjëra’. Prandaj ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm për të shmangur gabimet. Ne tregojmë kujdes që të mos hyjmë në metodologjinë e punëve të tjera. Dhe futbollisti duhet të kuptojë që ju e dini se çfarë ndodh me të në anën tjetër. Është komplekse, është punë e vështirë, por kjo është mënyra se si e gjen veten në një ekip Kombëtar”, përfundoi trajneri Silvinjo. /klankosova/

të fundit

Jari Litmanen, ikona finlandeze që pushtoi Evropën dhe fitoi admirimin e Gerrardit e Xavit

Jari Litmanen ishte një nga futbollistët më elegantë dhe më inteligjentë të gjeneratës së tij. Mesfushori finlandez shkëlqeu me Ajaxin…

50 minutes ago

Guardiola rekomandoi Vicensin, spanjolli merr drejtimin e Lyonit

Drejtori i përgjithshëm i Olympique Lyonnais, Michael Gerlinger, ka zbuluar se ka kontaktuar Pep Guardiolën për të marrë mendimin e…

50 minutes ago

Horoskopi 11 Nëntor 2026, zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Dite mjaft e animuar dhe e ngrohte kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do përjetoni…

1 hour ago

Kurti at dinner hosted by Macron at the Élysée Palace in Paris

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në një darkë zyrtare të shtruar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron,…

1 hour ago

Rama in Paris: Kosovo is an independent state and cannot become a new Serbian fantasy

Kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek Kosova gjatë një diskutimi në Musée de l’Homme, Parism ku zhvillohet “Forumi i…

1 hour ago

Rama and his wife attend Macron’s presidential reception in Paris

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Francë pasi me ftesë të presidentit Emannuel Macron, mori pjesë në Forumin e Paqes në…

1 hour ago